AlbanianSport.com 29.09.2014 23:45
ASNN – Sfida mes Gramshit e Delvinës ka qenë ndeshja më e fortë e fillimit të këtij kampionati. Ka qenë një ndeshje e fortë e me shanse të barabarta për të fituar, por fati siç duket ishte me vendësit të cilët me një 11-metërsh arritën të siguronin trepikëshin.
11-metërshin e mori përsipër ta ekzekutonte Levendi dhe e kthen në gol duke mposhtur me lehtësi portierin Çallari. Raste të pafund pati nga të dyja skuadrat në të gjithë lojën, por kanë gabuar në finalizim.
Delvinasit reaguan shumë mirë duke ndërtuar aksione model, por portieri Çelaj ishte i pamposhtur në këtë sfidë. Tifozët, që panë ndeshjen, ishin mjaft të kënaqur me spektaklin që shijuan, edhe pse vetëm një gol u shënua.
Trajneri Luan Metani konfirmoi se ka ndërtuar një ekip të mirë e të fortë, i cili do të jetë kandidat për t’u ngritur në Kategorinë e Parë.
Gramshi – Delvina 1-0
Shënues: Levendi 31’(11-m.)
Gramshi: Çelaj, Shala, Lleshi, Goga, Pinari, Gjoka, Latifi (Xhixha 57’), Selimaj, Koçi, Levendi (Vishka 86’), Xhelili (Haka 66’). Trajner: L. Metani
Delvina: Çallari, Cama, Jankli, Mehmeti, Selfo, Braculla, Myftari, Kasimi, Muzhaj (Bilo 66’), Tarellari, Mehmeti. Trajner: A. Guga
Gjyqtarë: I. Ujka, E. Burgu, E. Hushi (Fushë-Krujë).
Kartonë të verdhë: Pinari, Latifi, Xhixha/Selfo.
Kategoria e Dytë
Grupi B
Java e parë
(28 shtator 2014)
Këlcyra – Gramozi 1-0
Egnatia – Bilisht Sporti 2-0
Tepelena – Përmeti 4-3
Gramshi – Delvina 1-0
Himara – Memaliaj 4-2
Turbina – Orikumi 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Turbina 1 1 0 0 3-0 3
- Himara 1 1 0 0 4-2 3
- Egnatia 1 1 0 0 2-0 3
- Tepelena 1 1 0 0 4-3 3
- Gramshi 1 1 0 0 1-0 3
- Këlcyra 1 1 0 0 1-0 3
- Përmeti 1 0 0 1 3-4 0
- Delvina 1 0 0 1 0-1 0
- Gramozi 1 0 0 1 0-1 0
- Memaliaj 1 0 0 1 2-4 0
- Bilisht Sporti 1 0 0 1 0-2 0
- Orikumi 1 0 0 1 0-3 0