AlbanianSport.com 18/10/2021 22:25
ASNN – Suedezi kërkon rikthimin dhe golin ndaj Portos për të eklipsuar legjendën romane. Milani ka udhëtuar drejt Portugalisë, për t’u përballur me Porton takimin e radhës në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve. Në Portugali me ekipin ka udhëtuar edhe Zllatan Ibrahimoviçi, i cili synon ta thyejë rekordin e Françesko Totit në këtë veprimtari.
Nuk është e sigurt nëse suedezi do të jetë titullar të martën, por 40-vjeçari pritet të jetë në skuadër për ndeshjen që do të luhet në “Estadio do Dragao”. Ylli suedez kthehet pas pesë vjetësh në Ligën e Kampioneve dhe synon menjëherë ta thyejë rekordin e Totit, pasi ish-kapiteni i Romës është lojtari më i vjetër që ka shënuar në veprimtarinë më prestigjioze të klubeve të kontinentit.
Ai shënoi golin e tij të fundit në ndeshjen kundër CSKA Moskës, në moshën 38 vjeç e 59 ditë. Dhe, sytë në ndeshjen që Milani do ta luajë ndaj Portos do të jenë drejtuar tek Ibrahimoviçi, që i ka munguar skuadrës kuqezi në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve për shkak të një dëmtimi.
Milani e humbi në ndeshjen e parë përballë Liverpulit në “Enfilld” me rezultatin 1-1-3, ndërsa në shtëpi u mund 1-2 mes polemikash nga Atletiko e Madridit. Ibrahimoviçi ka luajtur vetëm dy ndeshje në këtë sezon të Serisë A të kampionatit italian të futbollit.