AlbanianSport.com 26/09/2018 16:55
ASNN – Tajgër Uds rikthehet për të rimarrë lavdinë duke pretenduar titullin e tij të parë pas pesë vitesh, në një turne ku ai nuk ka dominua kurrë, siç është Kupa “Rajder”. Rikthimi i tij pas operacioneve të shumta për shkak dëmtimi, si dhe problemeve personale, i jep mundësinë që të bëjë goditjen në këtë veprimtari në Francë, ku ai duket më i qetë midis konkurrentëve të tjerë.
“Ne nuk kemi bërë mirë,” – pranoi ai para gazetarëve në “Le Golf National”. – Që nga 1999 nuk kam fituar në Kupën “Rajder”, ndaj shpresojmë që të mund të ndryshojmë. Ne nuk kemi fituar si një skuadër amerikane këtu në 25 vjet”. 42-vjeçari, duhet të zhvillojë lojën e tij më të mirë për t’ia arritur qëllimit.
Udsi tha se ai mezi pret të përjetojë edhe njëherë atmosferën e kësaj veprimtarie. “Do të jetë kënaqësi, edhe pse është një mjedis i tmerrshëm” – pohoi ai. – Ka shumë nerva, por edhe zbavitje. Është një atmosferë e ndryshme nga të tjerat por që ne e duam në mënyrë absolute.”
Udsi do të ketë në skuadër kampionin Dëkambau. “Do të jetë e mrekullueshme të luaj me të, – tha Uds. – Do të përpiqemi të kuptojmë lojën e njëri-tjetrit.”.