Golashënuesi më i mirë i historisë së futbollit… ka vdekur që më 1969-ën…! (I)

Share Button

AlbanianSport.com 06/01/2019 20:20

ASNN – 9 golashënuesit më të mirë të historisë: Pele, Mesi apo Ronaldo? Asnjëri, më i miri ka vdekur që më 1969. Debati për lojtarin më të mirë në botë ka qenë, është dhe do të jetë përherë i ndezur dhe pa përgjigje. Shpesh votimi është emocional dhe secili individ ka shijet e tij, nisur dhe nga simpatitë për skuadrat e zemrës apo dhe për stilin e lojës. Në tërësi për bazë merren statistikat, por shpesh edhe ato janë objekt debati, sepse ka paraqitje zyrtare e miqësore, ka ndeshje të rregullta e të parregullta, një debat që do të mbetet përherë i shfrenuar.

E njëjta gjë vlen dhe për golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave, ku dihet që golashënues të ndryshëm në kohë të ndryshme është e vështirë të krahasohen. Nuk janë njëlloj golat që ka shënuar një “goleador” brazilian në vitin 1920, kur futbolli njihej vetëm në 25% të vendeve të botës me një golashënues në një nga ligat e forta evropiane, ku rivaliteti është maksimal dhe kur futbolli sot ka prekur çdo fshat e qytet në mbarë botën dhe është shndërruar në një industri fitimprurëse. Më poshtë po sjellim në vëmendje 9 golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave.

Megjithëse debati për këtë, siç thamë, nuk ka për t’u mbyllur as sot e as pas 100 vjetësh. Janë vlera të ndryshme në kohë të ndryshme, por shpesh ka tërhequr vëmendjen shënuesi më i mirë absolut, i cili çuditërisht nuk është një nga emrat e mëdhenj të historisë së kësaj loje, të tillë si Pele, Maradona, Bobi Çarlton, Eusebio, Ronaldo, Mesi, Pushkash etj. Ai është një brazilian me emër të ngjashëm me gjermanët, e që ka vdekur që në vitin 1969, i njohur në futboll edhe si “Mbreti Artur”. Në dy ditët në vijim, AlbanianSport.com do t’ju sjellë në dy pjesë 10 sportistët më të spikatur dhe më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh