Godelli, nga maturia në shkëputje, tek shtytja & pengu i rekordit të botës

Share Button

Daniel_Godelli-shtanga-lart

Nga Gjergj Vyshka 13.11.2014 11:35

Gara e Daniel Godellit ka nisur në shkëputje atëherë kur ka përfunduar e të tjerëve. Nëse koreani është ndalur tek 163 kg, Daniel Godelli e ka nisur pikërisht aty garën e tij. Me nga katër kilogram diferencë në çdo provë, Godelli i kalon me lehtësi, ndërsa është në vendin e parë me 171 kg. 163 kg, 167 kg, 171 kg dhe është Kampion i Botës në shkëputje. Paçka se po aq ka ngritur dhe kinezi Guoshum Zhong, i cili e ka pësuar sepse ka qenë 430 gram më i rëndë se peqinasit. Ka pasur fat, ka pasur shans, por dhe ka treguar maturi së bashku me trajnerin e tij Sokol Bishanaku.
Që nga Greqia, atje ku ka bërë një pjesë të mirë të periudhës përgatitore të para Kampionatit Botëror të Almatit, Daniel Godelli, me një formë fizike të shkëlqyer, pat deklaruar se do ta tentonte ta thyente rekordin e botës në shtytje. E ka nisur mirë këtë garë, gjithnjë kur e kanë përfunduar të tjerët, një strategji që në fakt ka rezultuar pozitive. 195 kg në provën e parë. Më pas me shumë lehtësi 198 kg, ndërsa kinezi Guoshun kishte rënë në tentativën për 198 kg. Pavarësisht provës së koreanit Kim me 200 kg, që e shpalli atë “kampion bote” në shtytje, Godelli ishte tashmë “kampion bote” në dygarësh.
Nën kujdesin e presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, por dhe trajnerit Bishanaku, Godelli është ngjitur në pedanë për herë të tretë. Tashmë me objektivin për rekordin e botës 211 kg. Por… Shtanga nuk bindet më. Megjithatë nga gjashtë prova, pesë të realizuara pozitivisht dhe një e dështuar, të konvertuara në dyfish “kampion i botës dhe një herë “nënkampion i botës”, e bëjnë Daniel Godellin “mbretin” e sportit shqiptar për 2014-ën. Dhe kënaqësia e të gjithëve ka qenë valëvitja e flamurit shqiptar, si dhe këndimi i himnit dhe në Botërorin e të rriturve.
Dhe kjo falë gjigantit Daniel Godelli. Një peshëngritës i lindur për të qenë medalist në të gjitha nivelet..

 

Rezultatet teknike të peshës 77 kg

Shkëputje
1) DANIEL GODELLI (SHQIPËRIA) 171 KG
2) Guoshun Zhong (Kinë) 171 kg
3) Kim Kuong Song (Kore e Jugut) 163 kg
—-
5) ERKAND QERIMAJ (SHQIPËRIA) 158 KG

Shtytje
1) Kim Kuong Song (Kore e Jugut) 200 kg
2) DANIEL GODELLI (SHQIPËRIA) 198 KG
3) Guoshun Zhong (Kinë) 196 kg

Dygarësh
1) DANIEL GODELLI (SHQIPËRIA) 369 KG
2) Guoshun Zhong (Kinë) 367 kg
3) Kim Kuang Song (Kore e Jugut) 363 kg

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

AlbanianSport.com 24/02/2024 22:35 ASNN – Federata Shqiptare e Mundjes, edhe duke shfrytëzuar

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

AlbanianSport.com 23/02/2024 22:35 ASNN – Peshëngritësi i Teutës, Rilind Hysa, ka treguar për RTSH

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh