“Go East!”… Kina, “dragoi” që po zgjohet edhe në futboll…

Share Button

Kina-logo-dragoi

AlbanianSport.com 13.02.2016 13:50

ASNN – Pas viteve 2004, korrupsioni në futbollin kinez ka qenë në përmasa të paimagjinueshme. Shumë presidentë klubesh, trajnerë, futbollistë dhe gjyqtarë përfunduan pas hekurave për trukim rezultatesh. Por tanimë gjithçka ka marrë një kthesë 180-gradëshe dhe, në në 3 vitet e fundit, kjo gjë është përmirësuar dhe sipas analistëve sportivë evropianë, ka ndodhur falë përfshirjes së kompanive më të pasura në vend, të cilat nuk duan t’u prishet imazhi dhe interesave të qeverisë për rolin e futbollit në shoqërinë kineze.

Rritja e nivelit sportiv solli dhe rritjen e shikueshmërisë. Në sezonin e fundit, numri i spektatorëve shkonte nga 22 mijë deri në 45 mijë tifozë, rreth 16 % më shumë se një vit më parë. Në fillim të 2015, presidenti kinez Xi Xhinping, i apasionuar pas futbollit publikoi një plan 20-vjeçar ku përveç të tjerave vendosi që futbolli të jetë lëndë më vete në shkollat kineze. Kampionati kinez është kthyer në një modë në ditët e fundit. Disa prej lojtarëve që luanin në klubet më prestigjiozë në Evropë preferuan të kalonin në vendin e Lindjes së Largët për të vijuar karrierën e tyre.

Sezoni starton në mars dhe merkatoja që bëhet tani është më e rëndësishmja, por kjo nuk është arsyeja e vetme. Në 2 sezonet e fundit të merkatos, skuadrat kineze të futbollit kanë shpenzuar më shumë se 250 milionë euro për të blerë lojtarë të rinj, pjesa më e madhe nga Evropa. I fundit që e bëri një lëvizje të tillë ishte Ezekiel Laveci, i cili u transferua te skuadra e Hebei Forçun, ku do të përfitojë 13 milionë euro në sezon. Megjithatë, klubet e Superligës kineze nuk ndalen këtu. Këtë radhë në shënjestër është vënë sulmuesi i Mançester Junajtid, Uejn Runi.

Ky i fundit kërkohet nga një njohje e vjetër e tij në trajtën e Sven Goran Eriksonit, tanimë trajner i Shanghai SIPG. Sipas asaj që publikohet në media të ndryshme, Shanghai ka përgatitur një kontratë me një pagë prej 644 mijë euro në javë, ose 33.5 milionë euro bruto në sezon për Runin. Për momentin, futbollisti përfiton 20 milionë euro bruto në sezon tek Mançester Junajtid, ndërkohë që kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” skadon në vitin 2019. Sven Goran Eriksoni ka punuar me Runin në periudhën 2001-2006, kur ai ishte trajner i skuadrës së Anglisë.

Dhe suedezi nuk e ka fshehur dëshirën për ta pasur sërish atë nën urdhrat e tij. “Më thoni një trajner që nuk dëshiron të ketë Runin në skuadër”, – mësohet të ketë thënë Eriksoni për mediat britanike. “Por mendoj se në këtë moment ai nuk e mendon largimin nga Mançester Junajtid. Jam i sigurt se në të ardhmen do të shohim të luajnë në Kinë edhe futbollistë si Mesi dhe Ronaldo”, – përfundon trajneri i njohur. Deri para 3 vjetësh, Kina shihej nga të gjithë si vendi ku mbyllej karriera, ndërsa tani është shndërruar në të preferuarin e lojtarëve me emër në Evropë. Dragoi po zgjohet edhe në futboll…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh