Adriatik Balla 12.07.2015 09:00
Mediat sportive evropiane kanë zbardhur arsyet pse Këshilli i Arbitrazhit Sportiv të Lozanës i ka dhënë fitoren në tavolinë Shqipërisë, duke siguruar të dhëna të mjaftueshme se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) kishte marrë në pyetje gjyqtarin anglez dhe më pas konstatoi se ai nuk kishte respektuar rregulloren me tre nga hapat vendimtarë, që janë fërshëllima në tunel, zbritja në fushë dhe pritja për 45 minuta.
Nga të tre këta elementë Atkinson ka plotësuar vetëm njërin, zbritjen në fushë dhe atë e ka bërë pjesërisht dhe jo sipas rregullores. Media sportive evropiane, të cilave u referohen edhe mediat tona sportive, publikojnë pyetjet të cilat i janë bërë gjyqtarit Martin Atkinson në seancën gjyqësore të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës.
Ja pyetjet dhe përgjigjet:
Pyetja: U komunikuat futbollistëve të Shqipërisë së ndeshja mund të vazhdohej në kushte të pranueshme sigurie dhe se ata duhet të riktheheshin në fushë?
Përgjigja: Pyeta nëse ata mund të vazhdonin lojën dhe më komunikuan se nuk ishin në gjendje për ta bërë një gjë të tillë.
Pyetja: I ratë bilbilit në tunel, për të njoftuar rifillimin?
Përgjigja: Jo!
Pyetja: Pritët nëse një prej ekipeve do të shkonte me ju në mesin e fushës?
Përgjigja: Shkuam në fushë së bashku me futbollistët e përfaqësues së Serbisë.
Pyetja: : Pritët 45 minutat që ekipi kundërshtar të futej në fushën e lojës?
Përgjigja: Jo!
Pyetja: Mendoni se keni zbatuar procedurën me saktësi dhe urdhri për të rifilluar lojën ka qenë i qartë?
Përgjigja: (Heshtje).