Gjykata serbe: Bogdanov u fut në fushë për të qetësuar gjakrat(!?) (Video)

Share Button

Ivan-Bogdanov

AlbanianSport.com 06.04.2015 18:55

ASNN – Huligani famëkeq, Ivan Bogdanov, “u fut në fushën e blertë për të qetësuar gjakrat” në ndeshjen e ndërprerë të 14 tetorit 2014 midis Serbisë dhe Shqipërisë. Ky është vendimi qesharak i drejtësisë serbe, që e ka mbyllur kështu këtë çështje, vetëm pak ditë para se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS), të vendosë mbi apelin që Shqipëria dhe Serbia kanë bërë në këtë instancë të drejtësisë sportive ndërkombëtare.

Procesi gjyqësor, i hapur nga drejtësia serbe lidhur me ngjarjet e 14 tetorit 2014, kur takimi i Beogradit, i vlefshëm për Eliminatoret e “Euro 2016”-s, midis përfaqësueses vendase dhe Shqipërisë, u ndërpre në minutën e 41-të për shkak të dhunës së ushtruar nga tifozeria vendase ndaj Kombëtares kuqezi, është mbyllur ditët e fundit, me një konkluzion qesharak.

Në mënyrë të turpshme, drejtësia e ka mbyllur këtë çështje penale, që kishte në qendër të saj huliganin famëkeq, Ivan Bogdanov, duke e lënë atë të lirë. Gjykata në Beograd është mjaftuar me dëshminë e dy policëve të thjeshtë, në morinë e mijëra policëve dhe forcave speciale që ishin të pranishëm në stadiumin e Partizanit, të cilët kanë deklaruar se Bogdanovi nuk ishte protagonist i ngjarjeve në fushën e blertë.

Madje, sipas tyre, huligani famëkeq, që në vitin 2010 ishte protagonist i trazirave në Xhenova që çuan në ndërprerjen e ndeshjes Itali-Serbi, u fut në fushën e blertë për të qetësuar gjakrat dhe jo për të kërcënuar stafin dhe futbollistët kuqezi. Ky vendim qesharak i drejtësisë serbe, që e ka mbyllur kështu këtë çështje, vjen pak ditë para se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS), të vendosë mbi apelin që Shqipëria dhe Serbia kanë bërë në këtë instancë të drejtësisë sportive ndërkombëtare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin ditën e 4-t të përgatitjeve

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin ditën e 4-t të përgatitjeve

AlbanianSport.com 14/11/2024 21:15 ASNN – Liga e Kombeve të Evropës, Kombëtarja zhvillon seancën

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh