Gjuriç trondit serbët: Shteti & Federata, fajtore për 14 tetorin!

Share Button

Serbi-Shqiperi-0-0-sherri-03

AlbanianSport.com 28.10.2014 12:30

ASNN – Ndërkohë që, sikundër Federata Shqiptare e Futbollit, edhe Federata Serbe ka deklaruar se do ta apelojë vendimin e UEFA-s për ndeshjen e 14 tetorit, ka ardhur një reagim mjaft interesant mbi ngjarjen, presidenti i Partizanit të Beogradit, Dragan Gjuriç. Përkundër rrymës në Serbi, 60-vjeçari ka tronditur opinionin në vend, duke e drejtuar gishtin drejt autoriteteve shtetërore, të cilat, së bashku me Federatën serbe, janë sipas tij fajtorët kryesorë për dhunën ndaj futbollistëve shqiptarë.

“Autoritetet shtetërore, së bashku me Federatën serbe, janë fajtorët kryesorë për dhunën ndaj futbollistëve shqiptarë më 14 tetor në Beograd.” Kjo akuzë për ngjarjet e mestetorit në Stadiumin e Beogradit ka ardhur në mënyrë të papritur pikërisht nga Dragan Gjuriç, presidenti i klubit të kryeqytetit të Serbisë, Partizanit. “Ky është një vendim i njëanshëm i UEFA-s, por autoritetet shtetërore duhet t’i thonë publikut serb arsyen, pse u lejua hyrja në fushë e atyre 100 tifozëve të dehur, me një ultras që doli para 4 vjetësh edhe në stadiumin e Xhenovës”, – deklaroi 60-vjeçari, duke folur për mediat vendase.

Dikush donte që të ndodhte gjakderdhje dhe nismëtarët janë të njëjtë, me ata që ishin në stadiumin italian”, – ka shtuar Gjuriç, duke nënkuptuar djegien e flamurit shqiptar nga Ivan Bogdanov në ndeshjen Itali-Serbi. Ndërkohë, presidenti i Partizanit të Beogradit zbulon se komisioneri i sigurisë në Federatën serbe i kishte paralajmëruar autoritetet shtetërore se mund të ndodhte diçka, por askush nuk mori masat e duhura. “Federatës i është dërguar nëpërmjet postës elektronike diçka e projektuar më parë në lidhje me këtë ndeshje, por ata nuk vepruan”, – ka theksuar Gjuriç, i cili duke folur për mediat vendase e mbyll me pyetjen: “Kush e urdhëroi policinë të mos jetë brenda stadiumit gjatë ndeshjes?”

Ndërkaq, beteja mes Shqipërisë dhe Serbisë do të vazhdojë sërish në shkallët e tjera të drejtësisë sportive. Pas Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila deklaroi që ditën e parë se do të apelojë vendimin e Disiplinës në UEFA, tashmë është dhe Federata serbe, e cila nëpërmjet zv/presidentit të saj Goran Milanoviç ka theksuar se do të shkojnë në Apel, për padrejtësinë që i është bërë me heqjen e 3 pikëve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh