Gjobë Kastriotit & Tiranës, pezullime të shumta për inferiorët

Share Button

AlbanianSport.com 23/02/2022 19:25

ASNN – Pezullime afatgjata për Berberin e Pogradecit, por edhe 3 zyrtarët e Gramozit. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), i mbledhur të mërkurën ka marrë në shqyrtim episodet e ndodhura në javën e fundit të të gjitha niveleve të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Kështu, në Kategorinë Superiore, si Kastrioti, ashtu edhe Tirana, janë ndëshkuar me gjobë për sjellje të gabuar të tifozerive, në masën 100,000 lekë.

Ndërsa zyrtari i Skënderbeu, Gentjan Lici, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, është ndëshkuar me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti. Duke zbritur një nivel më poshtë, në Kategorinë e Parë, edhe Pogradeci është ndëshkuar me 50,000 lekë gjobë për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv.

Ndërkaq, lojtari i Pogradecit, Uendi Berberi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, është dënuar me 10 ndeshje pezullim nga aktiviteti, ashtu sikundër për të njëjtën arsye është dënuar me 4 ndeshje pezullim edhe lojtari i Korabit, Nikolin Duka, dhe me dy ndeshje zyrtari i Vorës, Gerald Cani. Ndërkaq, në nivelin e 3-të, në Kategorinë e Dytë, zyrtarët e Gramozit, Efiliano Liço, Muharrem Lumani dhe Ilirjan Qirjako, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve dhe zyrtarëve, janë dënuar përkatësisht me 9 , 8 dhe 3 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Edhe zyrtari i Luftëtari, Arben Çoni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, është ndëshkuar dënohet me 3 ndeshje pezullim nga aktiviteti, ndërsa lojtari i gjirokastritëve, Xhojsi Lamaj, për sulm ndaj kundërshtarit,është dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë edhe një sërë masash të tjera ndëshkimore për kampionatet kombëtare të moshave.

 

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 23.02.2022

  1. Zyrtari i KF Skënderbeu, Gentjan Lici, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. KS Kastrioti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  3. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  4. Zyrtari i Vora, Gerald Cani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i KS Korabi, Nikolin Duka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/h të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  7. Lojtari i KF Pogradeci, Uendi Berberi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Zyrtari i FC Gramozi, Muharrem Lumani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Zyrtari i FC Gramozi, Efiliano Liço, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Zyrtari i FC Gramozi, Ilirjan Qirjako, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i A.F. Luftëtari, Xhojsi Lamaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Zyrtari i A.F. Luftëtari, Arben Çoni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Zyrtari i KS Korabi U-17, Sali Kallaverja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Zyrtari i Vora U-19, Gentian Brahimaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. Lojtari i Vora U-19, Andi Koni, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. Zyrtari i KF Devolli U-19, Ergys Fifo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  17. Lojtari i KF Devolli U-19, Hasion Lushi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  18. Zyrtari i Flamurtari FC U-17, Robert Islamaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  19. Rrëzimin e kërkesës së Labëria Fc, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  20. Rrëzimin e kërkesës së FK Tepelena, në lidhje me lojtarin Viktor Gjyla, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh