AlbanianSport.com 14/02/2020 22:00
ASNN – Edhe pse 44 vjeç ajo është duke u përgatitur për të marrë pjesë në Olimpiadën e saj të 8-të, atë në Tokio. Gjimnastja nga Uzbekistani, Oksana Çusovitina kërkon të vendosë rekord në një sport ku mbizotërojnë shumë prapaskena. “Unë e dua gjimnastikën. I them vetes: pse të mos stërvitem dhe të konkurroj kur akoma mundem?” – tha Çusovitina gjatë një interviste në kryeqytetin e vendit, Tashkent. “Nëse do të ndaloja, do të pendohesha keq më pas”, – ka thënë ajo në vijim.
Por ndërsa dëshira për të garuar vazhdon të jetë e gjallë, Çusovitina i ka dhënë fjalën familjes së saj, të cilën e quan “motivimin më të fortë”, që Lojërat e Tokios këtë vit do të jenë pjesëmarrja e saj e fundit. Çusovitina filloi karrierën e saj duke garuar për Bashkimin Sovjetik, në olimpiadën e saj të parë në Barcelonë në vitin 1992, në një ekip që përfaqësonte shtetet ish-sovjetike. Ajo fitoi medaljen e artë ekipore, por iu desh të priste plot 16 vite të tjerë, pra 4 olimpiada për të fituar një medalje olimpike individuale.
Ajo fitoi medaljen e argjendtë në Pekin 2008. Por si përfaqësuese e Gjermanisë, pasi Chusovitina ishte vendosur atje që nga 2002. Tokio do të jetë Olimpiada e saj e 5-të që përfaqëson Uzbekistanin, një komb prej 33 milionë banorësh, ku ajo është aq e nderuar saqë foto e saj është vendosur edhe në pullat postare. Paraqitja e saj në Lojërat Rio 2016 e bëri atë gjimnasten e vetme që ka garuar në 7 Olimpiada radhazi. Për momentin, Çusovitina është përqendruar në Tokio.
Por ajo ka shumë plane para se të dalë në pension. Njëra është krijimi i një akademie gjimnastike në Tashkent për të brezat e ardhshme të gjimnastëve në Uzbekistan. Një tjetër është organizimi i një “shfaqje teatrale me gjimnastikë”. që ajo shpreson se do të jetë edhe një lamtumirë e përshtatshme për karrierën e saj të pashoqe në sportin profesional.