Gjimnastika në Asamblenë Vjetore, thirrje MAS: Zgjidhni çështjen tonë

Share Button

Gjimnastika-logo

Gjergj Vyshka 21.10.2014 19:50

Federata Shqiptare e Gjimnastikës, me president Leonard Lulajn dhe sekretare të përgjithshme Fatbardha Shtrepi, në mjediset e Hotel “Rogner” ka zhvilluar analizën e saj vjetore, quajtur ndryshe Asambleja e Zakonshme Vjetore. Në këtë asamble, të paktën edhe sipas informacionit që ka shpërndarë Federata Shqiptare e Gjimnastikës, i është bërë thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për zgjidhjen e çështjes së këtij sporti. Sepse për hir të së vërtetës sot në Shqipëri janë dy Federata Gjimnastike, shteti njeh atë të presidentit Lulaj dhe sekretares Shtrepi, kurse KOKSH dhe ndërkombëtarët atë të presidentit Flobenc Dilaveri.

Dhe duke e cilësuar Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar si një organizatë “private”, e cila mbledh rreth saj individë që janë jo drejtues Federatash real. “Pra nuk është një institucion sportiv, i cili është një përputhje të plotë me legjislacionin sportiv, kurse ne jemi një Federatë në përputhje të plotë me legjislacionin shtetëror dhe përfitues të rregullt të grandit të dhënë nga Ministria”, – ka thënë sekretarja e përgjithshme Shtrepi, i cili ka theksuar se asnjëherë nuk kanë munguar përpjekjet për zgjidhjen e problemeve, por që nuk kanë mundur ta çajnë dot situatën.

“Ky është realiteti i sportit shqiptar dhe gjithçka varet nga vullneti i Ministrisë përgjegjëse për sportin. Dhe pavarësisht ngërçit nga KOKSH, ne kemi mundur t’i bëjmë aktivitetet tona kombëtare”, – ka thënë Shtrepi, i cili ka deklaruar se fondi grant ka qenë më i ulëti në vitet e fundit. E megjithatë aktivitetet janë kryer, kurse janë falënderuar klubet shumësportëshe të Vllaznisë, Tomorit, Besëlidhjes, Skënderbeut e Lushnjës. Jo vetëm kaq, por dhe trajnerët Limaj, Monopati, Ikonomi, Muço, apo dhe një sërë sportistësh që kanë pasur rezultate e mbi të gjitha gjyqtarë.

Në këtë asamble kanë diskutuar dhe presidenti Lulaj, zëvendëspresidenti Meta, anëtarja e Komitetit Drejtues, Polikseni Gorishti. Më pas dhe Valbona Selimllari, Edmond Angoni, Beniamin Nako dhe Enkelejda Olldashi. Sakaq është kërkuar dhe bashkëpunimi me mediat vizive për diskutimin e çështjeve të gjimnastikës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Duka: Formula e Kategorisë Superiore, duhet pritur deri në fund (IV)

Duka: Formula e Kategorisë Superiore, duhet pritur deri në fund (IV)

AlbanianSport.com 01/02/2024 14:55 ASNN – Analiza e Presidentit Duka, nga përgatitjet e Euro 2024,

(Video) “Tokio 2020”, në optikën e Fidel Yllit: Një pjesëmarrje historike

(Video) “Tokio 2020”, në optikën e Fidel Yllit: Një pjesëmarrje historike

AlbanianSport.com 31/08/2021 18:40 ASNN – Presidenti i KOKSH-it analizon për RTSH Sport pjesëmarrjen

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

AlbanianSport.com 14/01/2021 17:55 ASNN – Gjendja në KOKSH rrezikon pjesëmarrjen e sportistëve

Gjimnastikë / Rrëfehet rusi Matvei Petrov: Shqipëria më riktheu tek suksesi

Gjimnastikë / Rrëfehet rusi Matvei Petrov: Shqipëria më riktheu tek suksesi

AlbanianSport.com 20/12/2020 17:15 ASNN – Gjimnasti rus, Matvei Petrov, shkroi historinë e sportit

Gjimnastikë / Çusovitina, 44-vjeçarja drejt Olimpiadës së saj të 8-të…!?

Gjimnastikë / Çusovitina, 44-vjeçarja drejt Olimpiadës së saj të 8-të…!?

AlbanianSport.com 14/02/2020 22:00 ASNN – Edhe pse 44 vjeç ajo është duke u përgatitur

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh