AlbanianSport.com 06/07/2020 21:35
ASNN – Në takimin e vlefshëm për javën e 32-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, të luajtur të hënën në mbrëmje, Kukësi i vendit të dytë mposhti Tiranën e vendit të parë, duke mbajtur kështu të gjallë garën për titullin “kampion”.
Dhe, duke folur shkurtimisht për mediat pas përfundimit të ndeshjes, presidenti i nderit i verilindorëve , Safet Gjici, nuk e ka fshehur atë që e gërryen përbrenda, teksa është shprehur se duhet të ishte Kukësi në vendin e Tiranës, por janë në vendin e dytë për shkak të gabimeve të tyre.
“E rëndësishme është që kjo fitore vlen për shumë aspekte, – ka thënë biznesmeni, tanimë edhe Kryetar i Bashkisë së qytetit verilindor. – Ekipi i Kukësi duhet të ishte në vendin që është Tirana sot. Për faj të gabimeve jemi këtu ku jemi.” Megjithatë, Gjici ka kërkuar që skuadra të mos dorëzohet.
“Kampionati vazhdon, – ka këmbëngulur ai. – Futbolli kështu e ka. Objektivi duhet të vazhdojë deri në fund. Nuk duhet të dorëzohemi. Futbolli është i çuditshëm. Fitore morale, por edhe na duhen 3 pikët. Tirana ka punët e veta ne kemi punët tona. Nëse klubi vendos shpërblim, do ta merrni vesh”, – ka përfunduar Gjici.