Gjermani e rilindur, të rinjtë e panjohur të Lëvit shpartallojnë Rusinë

Share Button

AlbanianSport.com 15/11/2018 23:15

ASNN – Sot në mbrëmje u luajtën ndeshjet e para të kësaj faze në Ligën e Kombeve, por pati dhe mjaft duele miqësore, ku spikati në veçanti ndeshja midis Gjermanisë dhe Rusisë, fituar nga “pancerat” e trajnerit Joakim Lëv 3-0. Prej ditësh po flitet për Gjermaninë, për momentin e ripërtëritjes së saj dhe rezultatet e munguara në veprimtaritë zyrtare.

Që nga dështimi në Botëror, që ishte nga disfatat më të rënda për kombëtaren e këtij vendi në historinë e saj, e deri tek rezultatet e dobëta në Ligën e Kombeve, skuadra e Lëvit, lojtarët dhe stafi, kanë marrë kritika të forta. Sonte gjermanët mposhtën thellë dhe bindshëm Rusinë 3-0. Spikatën të rinjtë, ku shënuan Sane, Suele, Gnabri, që të tre lojtarë që nuk ishin në Botërorin e Rusisë.

Të tre golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa në të dytën nuk pati zhvillime në rezultat për pasojë me shifrat 3-0 fituan gjermanët, që largojnë për momentin kritikat. Me përjashtim të portierit Manuel Nojer, si dhe mbrojtësit Kimih, të gjithë lojtarët e tjerë janë emra të panjohur, disa të rinj të mbledhur nga Lëvi në kampionatin gjerman dhe jashtë tij, por që po tregojnë se e kanë futur Gjermaninë dhe një herë në “shinat” e suksesit.

Në vetëm dy ndeshje, këta të rinj kanë treguar një klas të madh dhe me siguri që Lëvi i ka ideuar ata për fazën kualifikuese dhe Evropianin e ardhshëm të vitit 2020. Ndërkohë, sot në mbrëmje Anglia tregoi potencë të madhe në miqësoren me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke fituar 3-0, me golat e realizuar nga Lingardit dhe Arnoldit në pjesën e parë, si dhe Uillsonit në pjesën e dytë. Natyrisht, diferencat midis dy skuadrave ishin të ndjeshme.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh