AlbanianSport.com 22/02/2021 20:55
ASNN – Fiton me thuajse 2/3 e votave, drejton futbollin italian deri në 2024-ën. Ka qenë njeriu që e udhëhoqi futbollin italian përmes asaj që padyshim mund të cilësohet si periudha më e vështirë e topkëmbës së Apenineneve. Dhe Gabriele Gravina është përzgjedhur përsëri President i Federatës Italiane të Futbollit. Gravina i cili është në krye të Federatës që prej 22 tetorit 2018, ka fituar edhe një mandat tjetër.
67-vjeçari ka marrë 73.45% të votave, duke mundur rivalin e tij, kreun e Ligës Amatore, Kozimo Sibilia i cili mori 26.25% të votave. Kështu, Gabriele Gravina zgjidhet për herë të dytë radhazi në krye të Federatës Italiane të Futbollit ku pasoi Karlo Tavekion në vitin 2018. Tanimë ai do ta udhëheqë organizmin që qeveris futbollin italian deri në 2024-ën.
“Faleminderit për përkushtimin, për durimin dhe vullnetin për t’u bashkuar me mua në këtë rrugëtim jetik”, – ka thënë Gravina duke folur pas rizgjedhjes. “Pjesa e dytë e ndeshjes sonë është gati për të nisur dhe faleminderit për besimin që më dhatë”, – shtoi ai. Javën e shkuar, Gravina foli kundër propozimit për të mbajtur një Superligë të re Evropiane të Futbollit, duke këmbëngulur “se ishte absolutisht kundër kësaj ideje”.