AlbanianSport.com 02/06/2020 20:55
ASNN – Vihet në dyshim Bylisi-Tirana, Qardaku izolohet në Fier, teste për të gjithë skuadrën ballshiote. Futbolli shqiptar ka marrë të martën një goditje, pasi dyshohet se një futbollist shqiptar ka rezultuar pozitiv për virusin korona. Ndonëse autoritetet shëndetësore nuk bëjnë publik, në respekt të privatësisë, emrin e të prekurve, mësohet se rasti i konstatuar me “Covid-19” është një futbollist i Bylisit. Ai është izoluar menjëherë në spitalin e Fierit dhe i gjithë ekipi ballshiot, i shoqëruar nga drejtuesit, ka shkuar në Fier për t’iu nënshtruar testeve.
Vetëm 24 orë para nisjes së pjesës së mbetur të sezonit aktual të Kategorisë Superiore, futbolli shqiptar ka marrë një goditje, pasi dyshohet se një futbollist shqiptar ka rezultuar pozitiv për virusin korona. Ndonëse autoritetet shëndetësore nuk bëjnë publik, në respekt të privatësisë, emrin e të prekurve, mësohet se rasti i konstatuar me “Covid-19” është një futbollist i Bylisit. Një gjë të tillë e ka konfirmuar pasdite edhe klubi ballshiot në një postim në rrjetin social, “Facebook”, duke sqaruar se bëhet fjalë për futbollistin shkodran, Eridon Qardaku.
Ai është izoluar menjëherë në spitalin e Fierit dhe i gjithë ekipi ballshiot, i shoqëruar nga drejtuesit, ka shkuar në Fier për t’iu nënshtruar testeve. Ndërkohë, një gjë e tillë ka vënë në pikëpyetje edhe zhvillimin e ndeshjes së të mërkurës Bylisi-Tirana. Në organizmin që qeveris futbollin në vend kanë konfirmuar se janë në kontakt të vazhdueshëm për të vlerësuar situatën. I gjithë ekipi i Bylisit u është nënshtruar testeve dhe brenda ditës së martë do ketë një përgjigje. Ndonëse pritet një konfirmim zyrtar në orët në vijim, nëse nuk ka të prekur të tjerë, ndeshja do të luhet normalisht.
Më konkretisht do të flitet në mbrëmje, pra 12 orë pas kryerjes së testeve për ekipin ballshiot. Nga të dhënat paraprake, mësohet se shokët e dhomës së lojtarit të prekur kanë rezultuar negativ dhe ky është një lajm i mirë, por gjithçka do të vlerësohet në orët në vijim. Ndërkaq, Tirana ka njoftuar se, në pritje të kësaj përgjigjeje nuk do të udhëtojë sot drejt Fierit, siç ishte parashikuar, por do të presë dhe, në rast të zhvillimit të ndeshjes, do të niset të mërkurën në mëngjes drejt Ballshit.
Duhet theksuar se protokolli shëndetësor i Covid-19 nuk parashikon moszhvillim të ndeshjes në rast se një apo disa futbollistë rezultojnë pozitivë, pasi skuadrave u kërkohet të kenë kontingjentin e mjaftueshëm të futbollistëve për t’i përballuar mungesat e mundshme.