Futbolli shqiptar pret dritën jeshile pas Bajramit, java e ardhshme, vendimtare

Share Button

AlbanianSport.com 19/05/2020 18:40

ASNN – Tanimë gjithçka është gati dhe pritet vetëm drita jeshile, të cilën, sipas të gjitha gjasave, qeveria do ta japë javën që vjen sa i përket rifillimit të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategorisë Superiore. Burime në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) bëjnë me dije se kampionati pritet të nisë ashtu siç është fiksuar, më 3 qershor 2020. Megjithatë, topkëmbës do t’i duhet të presë edhe disa ditë, fatkeqësisht, jo për faj të saj, por për arsye krejt pa lidhje me të.

Acarimi i situatës në vend pas shembjes së Teatrit Kombëtar, mund të bëhet që të shtyhet edhe për pak leja e qeverisë për rifillimin e Superiores dhe veprimtarive të tjera të futbollit në vend. Burime pranë FSHF-së, bënë me dije se drejtuesit e këtij institucioni presin përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, duke nisur nga e marta e ardhshme, pra që nga 26 maji. Kjo pasi e hëna e ardhshme do të jetë pushim, për shkak të festës së Fitër Bajramit.

Raportohet se në Ministri do të jenë të gatshëm të komunikojnë me Federatën një ditë më vonë, ose edhe pak më pas. Por, pritet që përgjigja të jetë pozitive, pra për të filluar Superioren në 3 qershor, ndërsa kategoritë e tjera, më vonë, siç edhe është parashikuar. Drejtuesit e klubeve, në takimin me presidentin e Federatës, Armand Duka, në selinë e re të institucioni, përcaktuan së bashku datën 3 qershor për rinisjen e garës, ndonëse në këtë mbledhje pati mjaft debate.

Disa presidentë ishin që sezoni të mos riniste fare, ndërsa u kërkua edhe data 30 maj, por edhe 7 qershor për të rifilluar dhe u gjet një rrugë e mesme. Federata duhet t’i japë përgjigje UEFA-s deri në 25 maj, lidhur me projektin e zhvillimit të pjesës së mbetur të edicionit, të ndërprerë për shkak të epidemisë së virusit korona. Veç FSHF-së, që ka bërë disa hapa konkretë për të arritur deri këtu, edhe volejbolli dhe basketbolli kanë bërë përpjekje për të rinisje, por sallat e mbyllura mbeten problem.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh