AlbanianSport.com 27.10.2014 16:25
ASNN – Në kohën, kur i gjithë opinioni publik shqiptar është tërësisht i rrëmbyer nga ngjarjet e Beogradit dhe në vendimin që pritet të merret nga UEFA në lidhje me këtë, një tjetër veprimtari futbollistike, unike në llojin e saj, është duke u zhvilluar në të gjithë vendin. Sipas asaj që shkruhet në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit në Internet, bëhet fjalë për turneun kombëtar, “Kupa Coca-Cola” i cili vjen tashmë në javën e tretë të tij.
Kjo veprimtari organizohet nga “Coca-Cola Bottling Shqipëria”, me ndihmën e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe me mbështetjen e madhe të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, që në fazat fillestare të tij. Kjo Kupë është një veprimtari zhvillohet në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Fier dhe Korçë dhe përfshin mbi 50 shkolla 9-vjeçare në këto rrethe, ku mbi 1,000 fëmijë janë bërë pjesë e këtij turneu, kanë veshur bluzat e kuqe dhe të bardha të organizatorit “Coca-Cola” dhe janë grumbulluar në skuadra përfaqësuese të shkollave të tyre.
Kjo veprimtari bën pjesë në planin strategjik edukativ të Kompanisë “Coca-Cola”, i cili synon të promovojë jetesën e shëndetshme si një mënyre edukimi i brezave të rinj. Veprimtaria përmban në vetvete edhe një seri leksionesh të hapura në shkollat pjesëmarrëse me përfaqësues të mirënjohur të futbollit shqiptar ndër vite, të cilët do të këshillojnë brezat e rinj në lidhje me aktivitetet sportive dhe të jetuarit në mënyrë të shëndetshme.
Kanë qenë këto pikat që kanë shërbyer si emërues i përbashkët i të gjitha palëve të interesuara që po japin kontributin e tyre në mbarëvajtjen dhe organizimin e këtij turneu i cili synon të përsëritet edhe në vitet e ardhshme, duke u bërë turneu më i madh në vend i futbollit për të rinj. Pas fazës së parë të zhvillimit të ndeshjeve “në grupe” në rrethet e sipërpërmendura, do të pasojë faza e dytë e ndeshjeve midis fituesve të secilës zonë në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në kryeqytet.
Shkollat pjesëmarrëse janë si më poshtë:
Rajoni Nr. 1 – Tiranë
Numri i shkollave 12:
- Sabaudin Gabrani
- Vasil Shanto
- Emin Duraku
- Niket Dardania
- Erdit Durhani
- Pjetër Budi
- At Zef Pllumi
- Kongresi i Manastirit
- Naim Frashëri
- Ahmet Zogu
- Mëzezi
- Peza
Rajoni Nr 2. – Durrës
Numri i shkollave: 8
- Shaqe Mazreku
- Eftali Koçi
- Vinsent Prendushi
- Bajram Curri
- Nënë Tereza
- Marie Kaculi
- Hasan Koçi
- Qemal Mici
Rajoni Nr. 3 – Elbasan
Numri i shkollave: 8
- Bardhyl Popa
- Qemal Haxhihasani
- Abdyl Paralloi
- Jeronim De Rada
- Ali Agjahu
- Naim Frashëri
- Haxhire Myzyri
- Bradasheshi
Rajoni Nr. 4 – Fier
Numri i shkollave: 8
- Penelopi Pirro
- Mark Dashi
- Andon Xoxa
- Liri Gero
- Naim Frashëri
- Kristaq Shtëmbari
- Jani Bakalli
- Jakov Xoxe
Rajoni Nr. 5 – Shkodër
Numri i shkollave: 8
- Ismail Qemali
- Salo Halili
- Xheladin Fishta
- Ndre Mjeda
- Azem Hajdari
- Ali Laçaj
- Branko Kadija
- Skënderbeu
Rajoni Nr. 6 – Korçë
Numri i shkollave: 8
- Sotir Gurra
- Stavri Themeli
- Naim Veqilharxhi
- Pandeli Cale
- Nuçi Naçe
- Sevasti Qiriazi
- Mësonjtorja e Parë Shqipe
- Asdreni