Futbolli i Sallës / Zbardhet kalendari i Grupit G që mbahet në Shqipëri

Share Button

AlbanianSport.com 23/07/2022 16:25

ASNN – Disa ditë më parë, UEFA vendosi t’i besojë Federatës Shqiptare të Futbollit pritjen dhe organizimin e disa prej ndeshjeve të turit paraeliminator të Ligës së Kampioneve 2022/2023 në Futbollin e Sallës. Më konkretisht, FSHF-ja do të presë ndeshjet e grupit G, ku Shqipëria do të përfaqësohet me ekipin e futbollit të sallës së Tiranës, që është në të njëjtin grup me Diferdonzh 03-shin e Luksemburgut, Apoel-in e Qipros dhe Belfast Junajtid të Irlandësë së Veriut.

Sakaq, UEFA ka përcaktuar edhe kalendarin e sfidave për këtë grup. Të gjitha sfidat do të zhvillohen në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës, ku ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Diferdonzh 03 dhe Belfast Junajtid, që do të luhet në ora 17:00. Po atë ditë, në ora 20:45, do të zhvillohet edhe sfida tjetër midis Apoel FC dhe Tiranës. Një ditë më pas, do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera të grupit G.

Aty ku Apoel FC do të ketë përballë Diferdonzh 03, që do të luhet në ora 17:00 ndërsa në ora 20:45, Tirana do të luajë ndaj ekipit të Irlandës së Veriut, Belfast Junajtid. Dy ndeshjet e fundit të grupit do të luhen më 27 gusht. Sfida e parë që nis në ora 17:00 është Belfast Junajtid – Apoel FC, ndërsa në ora 20:45 do të nisë sfida tjetër mes bardhebluve të Tiranës dhe Diferdonzh 03-shit. Nëse Tirana arrin të kalojë këtë fazë, duke u renditur në krye të grupit G, do të kalojë në fazën tjetër.

Aty, ku do të jetë pjesë e grupit 8, me dy rivalë tashmë të identifikuar, Shrudimin dhe Shkupin 1927, si edhe fituesen e grupit H në fazën paraeliminatore. Edhe një herë, organizmi që qeveris futbollin evropiane vendos t’i besojë FSHF-së organizimin dhe pritjen e sfidave të një niveli të lartë ndërkombëtar, teksa ajo ka dëshmuar se është një partner serioz, i besueshëm dhe ka realizuar gjithmonë me shumë sukses organizime të tilla.

Organizimi i përsosur i finales së Ligës së Konferencës në Tiranë më 25 maj të këtij viti është një nga arritjet më të mëdha të institucionit të futbollit në vend ndër vite, që bëri jehonë në mbarë botën.

 

Ligës së Kampioneve 2022/2023

Futbolli i Sallës

 

Kalendari i ndeshjeve të Grupit G

 

24 gusht 2022:

Belfast Junajtid (NIR) – Diferdonzh 03 (LUX)     ora 17:00

Salla Sportive e Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës

Apoel FC (CYP) –  Tirana (ALB)                            ora 20:45

Salla Sportive e Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës

 

25 gusht 2022:

Apoel FC (CYP) – Diferdonzh 03 (LUX)               ora 17:00

Salla Sportive e Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës

Tirana Futsal (ALB) – Belfast Junajtid (NIR)        ora 20:45

Salla Sportive e Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës

 

27 gusht 2022:

Belfast Junajtid (NIR) – Apoel FC (CYP)              ora 17:00

Salla Sportive e Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës

Tirana Futsal (ALB) – Diferdonzh 03 (LUX)         ora 20:45

Salla Sportive e Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh