AlbanianSport.com 03/04/2022 19:25
ASNN – Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallës ka nisur sot grumbullimin në kuadër të fazës para-eliminatore të Botërorit të Futsallit 2024. Skuadra do të grumbullohet këtë të diel në Prishtinë për të nisur përgatitjet, ndërsa trajneri Erind Resuli ka bërë publike edhe listën me emrat e 15 lojtarëve që janë thirrur për tre sfidat zyrtare. Shorti e ka vendosur Shqipërinë në Grupin E së bashku me Suedinë, Andorrën dhe Austrinë.
Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në gjysmën e parë të muajit prill në Suedi, nga data 4 deri në 13 prill 2022, me vendasit që janë përzgjedhur si organizatorë të turneut. Kuqezinjtë do të do të grumbullohen në Prishtinë dhe të dielën pasdite kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore. Përgatitjet në kryeqytetin e Kosovës do të vazhdojnë deri më datë 7 prill 2022.
Ndërsa më 6 prill kombëtarja do të zhvillojë edhe një miqësore me një skuadër lokale të Kosovës. Më 7 prill kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Suedisë, ku më 9 prill Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Andorrës, ndërsa një ditë më pas, më 10 prill do të ketë përballë Austrinë. Ndeshja e tretë dhe e fundit e kuqezinjve që do të përmbyllë këtë fazë do të jetë ajo ndaj vendit organizator, Suedisë, më 12 prill 2022.
Sipas rregullores, në këtë fazë kualifikohen dy skuadrat e para të çdo grupi.
Më poshtë edhe lista e Kombëtares së futsallës për 3 ndeshet zyrtare: