AlbanianSport.com 27/02/2021 16:40
ASNN – Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallës do të nisë të shtunën përgatitjet për dy ndeshjet e radhës ndaj Danimarkës, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të 2022-shit. Trajneri Erind Resuli ka shpallur sot listën me 15 lojtarët e grumbulluar për këto dy sfida, ndërkohë që bie në sy rikthimi i disa lojtarëve si Roald Halimi, Narcis Alibegu, Ylber Alili dhe Alban Shiba, të cilët munguan në ndeshjet e para të luajtura në janar.
Duke folur para ndeshjes së parë ndaj Danimarkës, që luhet ditën e mërkurë, më datë 3 mars 2021, duke nisur nga ora 19:00 në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës, trajneri i kuqezinjve shprehet optimist për rezultatin dhe shpreson që falë rikthimeve ekipi të ketë një marsh më shumë në këtë sfidë.
“Unë e kam bërë të qartë se objektivi ynë mbetet që të përfaqësohemi sa më mirë në këto eliminatore dhe t’u tregojmë të gjithëve vlerat tona më të mira e që e meritojmë të jemi këtu, – tha ai. – Synojmë të bëjmë një paraqitje dinjitoze në këto dy ndeshje, por duhet të kemi edhe pak fat që gjithçka të shkojë mirë.” Më poshtë edhe lista e plotë e ekipit të Shqipërisë për dy ndeshjet zyrtare ndaj Danimarkës: