AlbanianSport.com 16.02.2015 20:45
ASNN – KS Ali Demi, që nuk ka luajtur me Black Sheep, e që do ta marrë trepikëshin në “tavolinë”, “është kampion i dimrit”, pasi dje Kampionati i 12-të Kombëtar i Futbollit të Sallës ka mbyllur fazën e parë.
Duhet kujtuar se skuadra e “Black Sheep”, me vendim të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF, është përjashtuar nga kampionati dhe të gjitha ndeshjet e saj do të akordohen “aforfe” 3-0.
Madje dje “alidemsat” kanë firmosur me dy futbollistë malazezë, të cilët janë Zoran Baroviç dhe Arben Metçikukiç. Dy futbollistë të kombëtares malazeze, të cilët duket se do ta forcojnë skuadrën e Ergys Kadiut për të qenë kampione e Shqipërisë.