AlbanianSport.com 08/01/2024 21:15
ASNN – Ka përfunduar java e dytë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Sallës, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Këtë sezon marrin pjesë 4 skuadra: Partizani, Tirana, Flamurtari dhe Vllaznia. Sfida e parë e javës së dytë ishte ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë, që u luajt në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet dhe që përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të bardhebluve.
Tirana realizoi dy herë në pjesën e parë ndërsa Vllaznia ngushtoi rezultatin në fraksionin e dytë, megjithatë para përfundimit të sfidës Tirana realizoi dhe golin e 3-të. Kjo ishte fitorja e dytë në po aq ndeshje për Tiranën. Takimi tjetër i javës ishte Flamurtari-Partizani, me ndeshjen u luajt në Pallatin e Sportit “Flamurtari” dhe përfundoi me fitoren e vlonjatëve 10-6. Flamurtari dominoi takimin dhe mori një fitore spektakolare.
Pas përfundimit të javës së dytë Tirana kryeson renditjen me 6 pikë, ndërsa Flamurtari dhe Partizani renditen pas bardhebluve me 3 pikë. Vllaznia ende nuk ka arritur të grumbullojë asnjë pikë këtë sezon. Ndërkaq, në javën e 3-të të Kampionatit Kombëtar të të Futbollit të Sallës, Vllaznia do të përballet me Flamurtarin ndërsa Partizani do të luajë derbin me Tiranën.
Kampionati Kombëtar i Futbollit të Sallës
Java e dytë:
Tirana – Vllaznia 3-1
Flamurtari – Partizani 10-6
Renditja
Nr. Ekipi Pikë
- Tirana 6
- Partizani 3
- Flamurtari 3
- Vllaznia 0