Futbolli i Sallës / Mbyllet grupi C i Ligës së Kampioneve, Tirana renditet e 3-ta

Share Button

AlbanianSport.com 24/08/2021 23:00

ASNN – Janë luajtur këtë mërkurë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampioneve të Evropës në futbollin e sallës, të vlefshme për Grupin C të fazës eliminatore, që u zhvilluan në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” të Parkut Olimpik të Tiranës. Duke nisur nga ora 17:00 është zhvilluar ndeshja Utleira-Diferdonzh 03, që u mbyll me fitoren surprizë 2-4 të skuadrës nga Luksemburgu. Në fakt, norvegjezët e Utleiras e nisën mirë sfidën dhe kaluan dy herë në epërsi, por Diferdonzhi në të dyja rastet baraspeshoi gjithçka.

Në minutat e fundit skuadra e Principatës firmosi edhe përmbysjen, duke shënuar dy herë e duke vulosur shifrat në 2-4. Protagonisti kryesor ishte sulmuesi Paulo Jorge De Azevedo Silva,i cili shënoi 3 nga 4 golat për luksemburgasit. Kjo ishte fitorja e parë e Diferdonzhit në grup pas dy humbjesh, ndërkohë që të dyja skuadrat e mbyllën fazën e grupit me 3 pikë të marra nga secila. Ndërkaq, në ndeshjen e dytë përballë u vuna Tirana dhe hungarezët e Haladashit. Miqtë e nisën mirë ndeshjen dhe gjetën golin e parë me anë të Henrike Diniz De Souzas.

Ndërsa disa minuta më vonë dyfishojnë me golin e Kevin Nagin. Por Tirana nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe arrin të shkurtojë diferencën me golin e Mentor Mejzinit. Ndërkaq, në fund të pjesës së parë hungarezët humbën edhe një penallti, që u prit nga portieri i bardhebluve, Klodian Rrapi. Minutat e fundit kanë qenë dramatike me Tiranën që sulmonte, por pa gjetur golin. Në një kundërsulm Droth shënon golin e 3-të për Haladashin, me Tiranën që reagon shumë shpejt dhe ngushton sërish diferencën me golin e Ramadan Alajt.

Haladashi ruan deri në epërsinë 3-2 dhe arrin fitoren e 3-të, duke e mbyllur grupin në vendin e parë dhe duke u kualifikuar për në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve në futbollin e sallës. Tirana e mbylli fazën e grupit me 3 pikë në 3 ndeshje, duke u renditur e 3-ta, pas Diferdonzhit dhe duke lënë prapa Utleiran, për shkak të golaverazhit. Të 6 ndeshjet e vlefshme për Grupin C u luajtën në kryeqytetin shqiptar nga data 21, deri më 24 gusht 2021 dhe u organizuan nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh