Gjergj Vyshka 02.02.2015 08:55
Flamurtari shkund Tiranën, të tjerët bëjnë detyrën. KS Ali Demi, si një kryesuese e denjë e kampionatit, provon të rinjtë ndaj Teutës. Vllaznia e ka kthyer në një seancë stërvitore ndeshjen me Universitetin Epoka.
Flamurtari ka mposhtur Tiranën në ndeshjen kryesore të javës së 5-të të Kampionatit Kombëtar të 12-të të Futbollit të Sallës. Një skuadër shumë e disiplinuar taktikisht, e vendosur mirë në mbrojtje dhe e shpejtë në kundërsulm ka fituar 6-3 në kryeqytet.
Sakaq si KS Ali Demi, ashtu dhe Vllaznia kanë bërë mirë detyrën e tyre, kur kanë fituar ndaj Teutës dhe Universitetit Epoka. Kurse Edro Vlora ka fituar në tavolinë pas largimit nga kampionati të “Black Sheep”.
Kjo ishte java e pestë e futbollit të sallës, e cila në Tiranë është luajtur në një minorancë shikuesish. Por KS Ali Demi vijon të kryesojë me meritë.
Kampionati i 12-të Kombëtar
i futbollit të sallës
Java e 5-të
(1 shkurt 2015)
Edro Vlora – Black Sheep 3-0 (në tavolinë)
Vllaznia – Universiteti Epoka 10-3
Tirana – Flamurtari 3-6
KS Ali Demi – Teuta 6-4
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- KS Ali Demi 5 4 1 0 27-17 13
- Edro Vlora 5 4 0 1 20-13 12
- Tirana 5 3 1 1 32-17 10
- Flamurtari 5 3 1 1 29-15 10
- Vllaznia 5 2 1 2 32-20 7
- Black Sheep 5 1 0 4 15-30 0
- Teuta 5 1 0 4 17-34 0
8. Universiteti Epoka 5 0 0 5 24-50 0