AlbanianSport.com 17.02.2017 07:55
ASNN – Skuadra e Liburnit është shpallur fituese e Kupës së Kosovës në futbollin e sallës.
Në një finale dramatike në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, klubi gjakovar e mposhti FC Prishtinën me rezultatin 5-3, por vetëm pas kohës shtesë.
Trajner i Liburnit, Bekim Bytyqi, është shprehur i lumtur për fitoren, ndërsa ka përgëzuar Prishtinën për paraqitjen.
“Kemi treguar një lojë më të pjekur, kemi pasur disa raste shumë të mira, – ka thënë ai. – Përgëzoj Prishtinën për paraqitjen.”