Gjergj Vyshka 17.01.2016 10:25
KS “Ali Demi” është renditur në vendin e tretë në turneun e 5-të ndërkombëtar në Ulqin. Në sfidën për vendin e 3-të dhe të 4-t, skuadra e Ergys Kadiut është përballur me Podgoricën, të cilën e ka mundur plot 6-2.
Është skuadra që në përballjen në grup në turin e dytë e kishte mundur KS Ali Demin 0-9, por dje ka qenë një tjetër histori për kryeqytetasit, të cilët janë motivuar dhe kanë bërë më të mirën për të marrë vendin e tretë në Ulqin.
Ky vend i tretë sidoqoftë shënon një përfaqësim dinjitoz të KS “Ali Demit” dhe të futbollit të sallës në përgjithësi, pavarësisht se në Shqipëri nuk zhvillohet kampionati në formatin e njohur ndërkombëtarisht.