Gjergj Vyshka 02.12.2015 12:30
Në vazhdën e festimeve të festave të nëntorit, Klubi sportiv “ILIRËT” nga Kumanova organizoi edicionin e dytë të Turneut Mbarëkombëtar në Futbollin e Sallës.
Në turneun e organizuar në Kumanovë morën pjesë ekipe nga Shqipëria, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Kosova dhe Maqedonia.
Nën tingujt e Himnit të Flamurit në pallatin e sportit në Kumanovë u zhvilluar finalja e turneut mes KS Ali Demi nga Tirana dhe FK Presheva.
Pas një pjese të parë të barabarte e mbyllur në shifrat 2-2, djemtë nga Tirana me eksperiencën e tyre, disa herë fitues të kampionateve kombëtare dhe pjesëmarrje në kupat e Evropës, arritën të merrnin kupën me vete në Tiranë, duke mposhtur Preshevën me rezultat 7-3.
Vlen të theksohet se përveç cilësisë së treguar në futboll, ka rënë në sy edhe organizimi i përsosur i organizatorëve nga Kumanova