Gjergj Vyshka 25.12.2014 08:50
Shtyhet ndeshja në Vlorë, shkodranët festojnë Krishtlindjet, por forcojnë dhe financat. Në duelin me Universitetin Epoka prodhohet numri më i madh i golave të javës, 18. Kampionati i 12-të Kombëtar i Futbollit të Sallës ka luajtur dje javën e dytë. Por që nga 4 ndeshje janë luajtur vetëm 3, sepse Flamurtari-Vllaznia, është shtyrë për më 4 janar 2015 në ora 14:00.
Në fakt, të paktën edhe sipas burimeve të sigurta, kuqeblutë nuk duket se kanë pasur financat e duhura për të udhëtuar për të dytën herë drejt qytetit bregdetar, aq më tepër brenda tre ditëve. Ndaj dhe duke qenë se ka qenë mbrëmja e festimeve të Krishtlindjeve, Vllaznia ka rënë në ujdi me Flamurtarin, por dhe me Federatën Shqiptare të Futbollit për shtyrjen e ndeshjes.
Kjo ndeshje do të luhet në periudhën që kampionati është i ndërprerë për shkak të përgatitjeve të ekipit tonë kombëtar, i cili do të marrë pjesë në Eliminatoret e Kampionatit Evropian, që do të mbahen nga data 13, deri më 18 janar 2015 në Kishinjev të Moldavisë. Ndërkaq në Tiranë, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, KS Ali Demi dhe “Black Sheep” jo vetëm që janë ringjallur, por kanë gjetur dhe fitoret e tyre të para sezonale.
Kampionati i 12-të Kombëtar
i Futbollit të Sallës
Java e dytë
E enjte, 24 dhjetor 2014:
KS Ali Demi – Edro Vlora 5-1
Universiteti Epoka – “Black Sheep” 8-10
Teuta – Tirana 3-9
E diel, 4 janar 2015:
Flamurtari – Vllaznia (ora 14:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tirana 2 1 1 0 13-7 4
- KS Ali Demi 2 1 1 0 9-5 4
- Flamurtari 1 1 0 0 7-3 3
- Black Sheep 2 1 0 1 14-14 3
- Edro Vlora 2 1 0 1 4-7 3
- Teuta 2 1 0 1 9-13 3
- Vllaznia 1 0 0 1 2-3 0
- Universiteti Epoka 2 0 0 2 11-17 0