AlbanianSport.com 23/08/2021 18:45
ASNN – U luajtën këtë të diel ndeshjet e dyta të Ligës së Kampioneve në futbollin e sallës, të vlefshme për Grupin C të fazës eliminatore, që po zhvillohen në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” të Parkut Olimpik në kryeqytetin shqiptar. Duke nisur nga ora 17:00, është zhvilluar ndeshja Diferdonzh 03 – Haladash, që përfundoi me fitoren e hungarezëve me rezultatin e ngushtë 4-3, pas një dueli mjaft të ekuilibruar.
Pas kësaj fitoreje, Haladashi ngjitet në vendin e parë të grupit, me 6 pikë. Në sfidën tjetër të ditës së dytë, që nisi në ora 20:30, Tirana u mund nga Utleira me rezultatin 4-2. Pavarësisht se bënë një paraqitje të mirë, bardheblutë ishin të pafat dhe nuk mundën të siguronin fitoren e dytë, që mund t’u jepte më shumë mundësi për të arritur vendin e parë.
Dy sfidat e fundit të Grupit C luhen më 24 gusht 2021. E para që nis në ora 17:00 është përballja midis norvegjezëve të Utleiras dhe Diferdonzh 03, kurse në 20:30 nis përballja midis Tiranës dhe hungarezëve të Haladashit. Në ndeshjet e ditës së parë Haladas mundi Utleiran 5-1, ndërsa Tirana mposhti luksemburgasit e Differdange me shifrat 4-2.