AlbanianSport.com 04/06/2018 19:15
ASNN – Trajneri i Tiranës Angoni: “Ishim ekipi më i përgatitur, e merituam titullin”. Artur Angoni, ish-futbollisti i Luftëtarit, por tashmë trajner i Tiranës prej vitesh në futbollin e sallës ka treguar se skuadra e tij ishte më e përgatitura. “Ne kemi kohë që përgatitemi për këtë trofe”, – ka thënë ai.
“Nuk është thjeshtë çështje e finales, por me rezultate bindëse kemi fituar dhe në gjysmëfinale. Kështu që ishte viti jonë, ndërsa shpresoj që të jemi të suksesshëm dhe në Kupat e Evropës”, – ka thënë përfunduar Angoni. Ndërsa homologu i tij, Ergys Kadiu, trajneri i KS Ali Demit, ka pohuar se skuadra e tij nuk ka pasur kohën e duhur në dispozicion për t’u përgatitur për këto finale.
“Tirana ishte skuadër më e përgatitur, sepse kishte në përbërje të saj një shumicë të lojtarëve të kombëtares, – ka theksuar ai. – Ne jemi me futbollistë të rinj, të cilët sigurisht që do të vijnë në rritje, por që duan kohën e tyre. Megjithatë ne bindemi që KS “Ali Demi”, jo vetëm me futbollin e sallës, por dhe me Akademinë që ka ndërtuar shpejt do ta thotë fjalën e vet.”