AlbanianSport.com 07.05.2015 17:05
ASNN – Flamurtari dhe Ali Demi janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë në futbollin e sallës. Pas turit të parë eliminator, mbrëmjen e së enjtes janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale Flamurtari-Teuta dhe Vllaznia-Ali Demi prej të cilave u kualifikuan dy skuadrat më të mira.
Të parët që zbriten në fushë ishin vlonjatët dhe durrsakët ku skuadra kampione e Flamurtarit e drejtuar nga trajneri Mario Kalus ishte dominuese në të gjitha drejtimet ndaj Teutës. Vlonjatët, edhe pse me 5 mungesa të rëndësishme sepse mungonin 3 malazezët, arritën ta fitonin ndeshjen.
Durrsakët nuk rezistuan më shumë se pjesa e parë. Në fillimin e lojës brenda 5 minutave të para Flamurtari realizon dy gola të shpejtë me Kotirën e Qopekaj. Teuta nuk dorëzohet dhe ngushton shifrat në minutën 6 me atë të Bllacës. Pjesa e parë nuk ka më histori sepse mbyllet 2-1.
Në pjesën e dytë vlonjatët arritën të shënonin sipas dëshirës. Teuta nuk bën dot rezistencë duke pësuar edhe 6 gola të tjerë. Ndeshja u mbyll 8-2, duke bërë që Flamurtari të sigurojë finalen.
Flamurtari – Teuta 8-2
Shënues: Kotira 3’, Qopekaj 5’, 42’, 52’, 55’, Maze 33’, Koçiraj 44’, 59’ / Bllaca 6’, Riko 60’
Flamurtari: Rrapi, Koçiraj, Maze, Kotira, Qopekaj (U aktivizuan: Guna, Xhyheni). Trajner: M. Kalus
Teuta: Mustafaraj, Bllaca, Psatha, Riko, Hoti (U aktivizua Bibi). Trajner: O. Çaushaj
Gjyqtarë: K. Hakrama, A. Bixhi
Kupa e Shqipërisë
Futbolli i Sallës
Gjysmëfinalet:
(7 maj 2015)
Flamurtari – Teuta 8-2
Vllaznia – KS “Ali Demi” 3-6
Finalja:
(10 maj 2015)
Flamurtari – KS “Ali Demi”