Futbolli i Sallës / Brahimi beson tek grupi: T’i marrim 6 pikë Danimarkës

Share Button

AlbanianSport.com 02/03/2021 13:55

ASNN – Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallës vijon përgatitjet prej disa ditësh për dy ndeshjet e radhës të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të 2022-shit ndaj Danimarkës. Kuqezinjtë janë grumbulluar që prej ditës së dielë dhe po stërviten rregullisht nën drejtimin e trajnerit Erind Resuli në Sallën e Lojërave me Dorë “Feti Borova” të Parkut Olimpik të Tiranës, ku edhe do të zhvillohen dy sfidat zyrtare ndaj danezëve.

Duke folur për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Azem Brahimi, një nga pikat kyçe të përfaqësueses shqiptare të futsallit, është optimist dhe shpreson që ndaj Danimarkës të merret maksimumi i pikëve. Brahimi shprehet se atmosfera është shumë e mirë në grup dhe se të gjithë janë të motivuar për t’i marrë maksimumin këtyre sfidave. “Për fat të mirë dy ndeshjet me Danimarkën i zhvillojmë në shtëpi”, – thotë ai fillimisht.

“Shpresojmë dhe jemi shumë të motivuar që të marrim 6 pikë të plota, – ka vijuar futbollisti kuqezi. – Atmosfera është shumë e mirë, skuadra është në formë dhe të gjithë presim rezultate pozitive.” Ndërkohë, Brahimi nuk shfaq asnjë shenjë nënvlerësimi ndaj Danimarkës, por thekson se Shqipëria ka cilësitë e duhura për t’ia dalë mbanë.“Kundër Kroacisë dhe Ukrainës kemi pasur shumë mungesa, nuk kishim 5 lojtarë, por tani jemi më të qetë, pasi jemi të kompletuar dhe po punojmë mirë”, – thotë ai.

“Danimarka nuk është aspak kundërshtar i dobët, ka nivel shumë të mirë, por mendoj që kombëtarja jonë ka më shumë kualitetet dhe mund t’i mposhtim. A do të shënoj sërish? Të shpresojmë shumë që të ndodhë kështu”, – përfundoi Azem Brahimi. Ndeshja e parë në kuadër të Eliminatoreve të “Euro 2022” të futbollit të sallës midis Shqipërisë dhe Danimarkës do të luhet të mërkurën më datën 3 mars 2021, duke nisur nga ora 19:00 në Parkun Olimpik të Tiranës.

Edhe ndeshja e kthimit do të luhet në Tiranë, më 4 mars 2021, duke nisur nga ora 13:00, në Sallën e Lojërave me Dorë “Feti Borova” të Parkut Olimpik të Tiranës. Vendimi për ta luajtur ndeshjen e kthimit në kryeqytetin shqiptar është marrë pas konsultave të vazhdueshme mes FSHF-së, Federatës Daneze të Futbollit dhe UEFA-s për shkak të masave kufizuese të përcaktuara nga autoritetet shtetërore daneze për parandalimin e përhapjes së “Covid-19”, si edhe karantinës së detyruar për të gjithë personat që hyjnë në Danimarkë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh