Futbolli botëror zbarkon në Tiranë me ekspozitën e veçantë gjatë shkurtit

Share Button

AlbanianSport.com 30/01/2024 21:40

ASNN – Nga fanellat legjendare te trofetë historikë, objektet që mund të shihni nga afër në ekspozitën e Paolo Rosit, të organizuar nga FSHF. Kështu Federata Shqiptare e Futbollit do të sjellë në Shqipëri jo vetëm ekspozitën unike mbi jetën dhe karrierën e legjendës italiane të futbollit, Paolo Rosi, por edhe ekspozitën e shumë prej legjendave të futbollit botëror që kanë lënë gjurmë në memorien e futbolldashësve. Kjo ekspozitë e veçantë do të çelet më 1 shkurt në Muzeun Kombëtar dhe do të jetë e hapur për publikun deri më 24 shkurt.

Të gjithë të apasionuarit pas futbollit do të kenë mundësinë që të shohin relike dhe sende personale që u përkasin personaliteteve më të mëdha të futbollit botëror ndër vite si Maradona, Pelè, Alfredo di Stefano, Gerd Myler, Xhuzepe Meaca, Sandro Macola, Bobi Çarlton, Xhorxh Best, Falkao, Lev Jashin, Ferenc Pushkas, Franc Bekenbauer, Johan Krujf, Dino Xof, Hristo Stoiçkov, Lotar Mateus, Roberto Baxhio, Paolo Maldini, Franko Barezi, Marko Van Basten, Mishel Platini, Ronaldo, Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi, Zinedin Zidan, Nejmar, Zlatan Ibrahimoviç, Luis Figo, Eusebio, Xhanluizhi Bufon, Françesko Toti, Andrea Pirlo, Kilian Mbape, Erling Ha’aland, Luka Modriç e shumë të tjerë.

Por jo vetëm, pasi në këtë ekspozitë do t’i kushtohet një hapësirë e veçantë edhe historisë së futbollit shqiptar, e kuruar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku do të vendosen objekte, relike dhe foto të momenteve historike si dhe një zonë të rëndësishme në katin e dytë të Muzeut kushtuar legjendave të historisë së futbolli ndërkombëtar. Falë mbështetjes së FIFA-s dhe disa prej koleksionistëve më të rëndësishëm në botë do të sillen në këtë ekspozitë gjithashtu një sërë objektesh unike si fanella, këpucë, tuta, topa, foto, dokumente, trofe dhe medalje, që u përkasin legjendave më të mëdha të futbollit botëror, duke përfshirë edhe fanellat e 47 fituesve të Topit të Artë nga viti 1956 e deri më sot.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh