Futbolli anglez, 374 milionë Euro evazion fiskal, 44 klube nën hetim

Share Button

AlbanianSport.com 23/10/2018 17:15

ASNN – Autoritetet tatimore në Britaninë e Madhe kanë bërë të ditur se mungojnë rreth 374 milionë euro nga taksat që nuk janë paguar nga personat e përfshirë në industrinë e futbollit që nga sezoni 2015-2016. Nga informacionet më të fundit, është konfirmuar se janë duke u hetuar për evazion fiskal 44 klube angleze, 171 futbollistë, si dhe 31 agjentë të futbollistëve.

Autoritetet në Angli ka bërë të ditur se janë duke u hetuar 44 klube dhe 171 lojtarë të përfshirë në nivelet e ndryshme të futbollit, për shkak të dyshimeve se ata i janë shmangur pagimit të taksave. Autoritetet tatimore në Britaninë e Madhe kanë bërë të ditur se mungojnë rreth 374 milionë euro nga taksat që nuk janë paguar nga personat e përfshirë në industrinë e futbollit që nga sezoni 2015-2016. Nga informacionet më të fundit, është konfirmuar se janë duke u hetuar për evazion fiskal 44 klube angleze, 171 futbollistë, si dhe 31 agjentë të futbollistëve. Ky numër ka njohur një rritje të madhe në krahasim me shtatorin e kaluar, kur nën hetim ishin 90 futbollistë, 38 klube dhe 13 agjentë. “Ne jemi duke i analizuar me kujdes marrëveshjet individuale mes klubeve të futbollit dhe lojtarëve të tyre për t’u siguruar se ata janë duke e paguar shumën e duhur të taksave në Britani të Madhe, – ka bërë të ditur një zëdhënësi shtypi i autoriteteve tatimore. – Për momentin, jemi duke i hetuar rastet e 171 futbollistëve, 44 klubeve të futbollit dhe 31 agjentëve për disa probleme të ndryshme, përfshirë këtu edhe abuzimin e të drejtave të imazhit”. Autoritetet në Angli dyshojnë se klubet dhe futbollistët kanë zgjedhur të shfrytëzojnë të drejtat e imazhit për të mos i paguar taksat. Që nga viti 2000, futbollistët e kanë pasur mundësinë t’i trajtojnë paratë e fituara nga të drejtat e imazhit si të veçanta nga paratë e fituara në klubet e tyre.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh