Gjergj Vyshka 15.01.2015 10:20
Shqipëria e futbollit të sallës i ka nisur me humbje Eliminatoret e Kampionatit Evropian, teksa është në grupin D, së bashku me Moldavinë vendëse, Francën dhe San Marinon. Ndeshjet janë duke u luajtur në Kishiniev të Moldavisë, ndërsa kalendari i ka përplasur kuqezinjtë që në ditën e parë të aktivitetit me vendësit.
Tanët janë goditur që në minutën e 3-të, atëherë kur Obada i ka kaluar në epërsi vendësit. Kuqezinjtë mundohen të qarkullojnë topin për të gjetur hapësirat e duhura për të goditur në portën moldave. Por katër minuta nga përfundimi i pjesës së parë, moldavët kanë fituar penallti, që e ka kthyer në gol Takot.
Në pjesën e dytë shanset e kuqezinjve janë ndezur nga goli i Kacës. Veçse menjëherë moldavët marrin frenat e lojës në dorë dhe Obada përsëri e Lasçu me penallti kanë thelluar 4-1. Edhe një herë tjetër shënon Kaca, kurse Resuli përdor dhe portierin-lojtar Halimi. Por nuk ka më kohë, në përfundim 4-2.
Në ndeshjen e parë të grupit, Franca ka mundur 5-1 San Marinon. Sot ndeshja e dytë e kuqezinjve ndaj Francës.
Moldavi – Shqipëri 4-2
Shënues: Obada 3’, 27’, Takot 16’(11-m.),
Lasçu 35’(11-m.) / Kaca 25’, 39’
Moldavia: Kitoragi, A. Munteanu, Lasku, Obada, Takot / Kapsamun, Timbalist, Robu, Burdujel, Negara, Hiloti, Podlesnov, S.Munteanu, Gojan. Trajner: V. Vusati
Shqipëria: Nebiu, Bylyku, Mejzini, Halimi, Brahimi / Rrapi, Bllumbi, Mullai, Selmanaj, Gockaj, Hoxha, Gjoni, Kaca. Trajner: E. Resuli
Gjyqtarë: I. Shabanov (Rusi), A. Nonikashvili (Gjeorgji)
Kartonë të verdhë: Nebiu, Halimi, Bllumbi