Futboll – Femrat / Shqipëria pëson një tërmet “7-ballësh” në Belgjikë

Share Button

AlbanianSport.com 21/09/2021 22:25

ASNN – Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave ka luajtur të hënën në mbrëmje kundër Belgjikës, në atë që ishte sfida e dytë e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Australi-Zelandë e Re 2023”, duke u mundur me rezultatin e thellë, 0-7. Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajneri Armir Grima e nisën ndeshjen me këtë formacion, ndërsa u bënë edhe 3 ndërrimet: Doçi (kapitene), Rexhepi, Hilaj, Curraj, Maliqi, Hamidi (Begallo 85’), Elezaj, Gjini, Maksuti (Flija 90’) Franja, Levenaj (Krasniqi 46’).

Në ndeshjen e zhvilluar në fushë të huaj, në Stadiumin “Mbreti Baudën”, ishin belget që kaluan të parat në epërsi, që në minutën e 6-të të takimit me Kajman, ndërsa pas 20 minutash shënoi edhe Lea De Kainji, duke dyfishuar kështu shifrat. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, me skuadrën kuqezi që krijoi disa raste, por nuk e gjeti dot rrjetën kundërshtare. Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, Grima vendos të hedhë në fushë Qëndresa Krasniqin, e cila zëvendëson Vanesa Levenaj.

Ndërsa 5 minuta para fundit të takimit, Sara Begallo zëvendëson Mimoza Hamidin në fushën e lojës. Në minutën e 90-të të takimit, Grima hedh në lojë Kaitlin Flijën, e cila zëvendëson Kristina Maksutin. Por kundërshtaret shënojnë edhe 4 gola të tjerë në këtë pjesë të dytë, duke vulosur rezultatin final në favor të Belgjikës, me shifrat 7-0. Kjo ishte ndeshja e dytë për Kombëtaren e femrave, që merr kështu humbjen e parë ndaj një nga rivaleve më të forta të grupit, siç është Belgjika.

Në ndeshjen e parë të këtyre Eliminatoreve, Shqipëria barazoi me rezultatin 1-1 me Kosovën në Stadiumin “Elbasan Arena”. Shqipëria gjendet në vendin e 5-të, me një pikë, por aq sa ka edhe Kosova, që u mund më herët 0-3 nga Norvegjia. Polonia mundi me një gol të vetëm Armeninë, ndërsa në vendin e parë renditet Norvegjia me pikë të plota, 6, dy më tepër sesa belget dhe polaket. Takimi i radhës për Shqipërinë është ai i 21 tetorit 2021 me Armeninë në “Elbasan Arena”, kurs Kosova viziton Belgjikën, për t’u ndeshur me vendaset, ndërsa Polonia pret Norvegjinë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh