AlbanianSport.com 19/02/2021 23:10
ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e mbetura të Kupës së Shqipërisë në futboll për femrave. Për shkak të motit të përkeqësuar, Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ishte detyruar t’i shtynte dy përballjet e fundit të këtij turi. Kështu, ditën e shtunë, më 20 shkurt 2021, Partizani do të përballet me vajzat e Akademisë AAS, në takimin që nis në orën 13:30 në Kamëz.
Fituesja e këtij çifti do të përballet në çerekfinalet e Kupës me ekipin e Tiranës. Ndërkaq, ndeshja Teuta-Skënderbeu është planifikuar të luhet ditën e diel në Durrës, duke nisur nga ora 13:00. Fituesja e kësaj ndeshjeje do të përballet në ndeshjen çerekfinale me Tirana AS.
Ndërkohë, çifti i parë çerekfinalist, Vllaznia-Juban Danja do të luajnë këtë të shtunë, duke nisur nga ora 14:00, në Stadiumin “Reshit Rusi” në Shkodër. Juban Danja mundi në turin e 1-shes ekipin e Bilisht Sportit me rezultatin e thellë 10-0, duke siguruar biletën për në çerekfinale.
Aty ku shorti i ka vënë përballë kampionet e Shqipërisë, vajzat e Vllaznisë. Çifti i dytë çerekfinalist, Apolonia-Kinostudio do të ndeshen me njëra-tjetrën me 3 mars 2021. Në turin e mëparshëm, Kinostudio pati fituar në Tiranë përballë vajzave të Lushnjës, me rezultatin 3-0.