Futboll – Femra / Vllaznia shpallet “kampione” dy javë para fundit

Share Button

AlbanianSport.com 14.04.2015 21:10

Futboll-Femra-Vllaznia-kupa-2015-team-trofe

ASNN – Vllaznia është kampione e Shqipërisë, pasi dy javë nga fundi i kampionatit, vajzat kuqeblu e kanë siguruar ditët e fundit edhe matematikisht titullin. Shkodranet fituan ndeshjen e radhës përballë Shkëndijës së Durrësit me rezultatin e thellë 8-0. Pesë prej këtyre golave shënoi Doçi dhe 3 gola sulmuesja Baro duke i dhënë fitoren skuadrës shkodrane. Tashmë kampionati është një kapitull i mbyllur për Vllazninë edhe këtë vit dhe synimet do të jenë sërish për Ligën e Kampioneve. Menjëherë pas këtyre dy javëve që kanë mbetur, kjo skuadër do të vijojë përgatitjet për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në Evropë.

Sezonin e kaluar vetëm në ndeshjen e fundit eliminatore në grup Vllaznia nuk arriti që të kualifikohej. Në ndeshjet e tjera, Juban Danja ka bërë detyrën përballë Dajtit, teksa ka fituar me rezultatin 3-0. Juban Danja ka udhëhequr lojën nga fillimi e deri në fund duke arritur fitoren. Edhe pse me mungesa, vajzat e Juban Danjës nuk e kanë pasur problem fitoren, duke vijuar të synojnë vendin e tretë në tabelën e renditjes. Në sfidën tjetër, AAS nuk ka arritur që të marrë një rezultat pozitiv. Në këtë përballje, Apolonia ka arritur që të fitojë 6-0 ndaj AAS-së. Kjo e fundit është debutuese në këtë sezon dhe, pavarësisht rezultateve, synon që gradualisht të jetë e gatshme për vitet e ardhshme. Ndërkohë, i vetmi takim nga java e 20-të i mbyllur me rrjeta të paprekura ka qenë ai mes Bilisht Sportit dhe Elbasanit. Më me pak kujdes, futbollistet vendëse duhet ta kishin fituar këtë takim falë rasteve të shumta që patën në pjesën e parë. Por, edhe në fund të takimit nuk arritën të finalizonin. Në fakt, edhe skuadra mike nga Elbasani pati një rast ideal në minutën e 80-të, kur humbi një 11-metërsh që u prit nga portiera korçare. Ndeshja u karakterizua nga “fair play”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh