Gjergj Vyshka 14.12.2014 14:20
Kampionati i 6-të Kombëtar i Futbollit të Femrave dje ka mbyllur fazën e parë, ndërsa Vllaznia është “kampione e dimrit”, teksa dje ka fituar 0-9 në Elbasan. Ajo që duhet theksuar është se kampionët në fuqi tashmë janë shkëputur në pikë nga rivali më i afërt Kukësi, jo vetëm sepse e kanë mundur direkt, por kuksianet nuk e kanë përballuar dot në fushën e vet Juban Danjën, e cila ka barazuar 3-3.
Madje Juban Danja duket se me trajnerin e ri, tashmë Ilir Dibrën, po shpaloset ndryshe në fushë. Mirëpo java e 11-të dhe e fundit e fazës së parë të kampionatit të femrave ka vendosur dhe rekordin e garës, sepse Kinostudio ka fituar 20-1 me AAS, një skuadër e cila ka pësuar 108 gola që në fazën e parë. Në ndeshjet e tjera, Tirana ka mundur Shkëndijën e Durrës, The Door ka fituar me Bilisht dhe Apolonia me Dajtin.
Kampionati i 6-të kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 11-të
(13 dhjetor 2014)
Shkëndija Durrës – Tirana 0-3
Bilisht Sporti – The Door 1-3
Dajti – Apolonia 2-5
Kukësi – Juban Danja 3-3
Kinostudio – AAS 20-1
Elbasani – Vllaznia 0-9
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1. Vllaznia 11 11 0 0 91-5 33
2. Kukësi 11 9 1 1 81-14 28
3. Kinostudio 11 8 0 3 64-22 24
4. The Door 11 8 0 3 35-17 24
5. Juban Danja 11 7 2 2 74-15 23
6. Tirana AS 11 6 1 4 37-24 19
7. Elbasani 11 3 2 6 12-38 11
8. Shkëndija Durrës 11 3 1 7 16-37 10
9. Bilisht Sporti 11 2 3 6 17-56 9
10. Apolonia 11 2 2 7 20-47 8
11. Dajti 11 1 0 10 5-72 3
12. AAS 11 0 0 11 3-108 0