AlbanianSport.com 17.04.2016 10:05
ASNN – Vllaznia është shpallur edhe matematikisht “kampione” e Shqipërisë në futbollin e femrave, pasi dje ka korrur fitoren e 15-të në po aq javë të këtij sezoni deri më tani, duke shpartalluar AAS-në me shifrat e thella 11-0. Kjo fitore nënkupton se shkodranet janë tashmë në kuotën e 45 pikëve, 12 më tepër sesa ndjekësja më e afërt, Kinostudio, teksa kanë mbetur edhe 3 ndeshje për t’u luajtur, apo 9 pikë në dispozicion.
Nga ana e tyre, kryeqytetaset janë kundërpërgjigjur me një fitore 9-0 ndaj Teutës, duke mbajtur vendin e dytë me 33 pikë, një më tepër se Tirana AS, që në takimin e vlefshëm për javën e 15-të, fitoi 4-2 në Shkodër ndaj “The Door”. Në vendin e 4-t renditet Apolonia, e cila ka mundur dje 7-0 Dajtin, me 29 pikë, ndërsa në takimin e fundit, Skënderbeu mundi Juban Danjën 4-1.
Kampionati Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 15-të
(16 prill 2016)
Apolonia – Dajti 7-0
Kinostudio – Teuta 9-0
AAS – Vllaznia 0-11
The Door – Tirana AS 2-4
Skënderbeu – Juban Danja 4-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 15 15 0 0 113-1 45
- Kinostudio 15 11 0 4 85-26 33
- Tirana AS 15 10 2 3 65-24 32
- Apolonia 15 9 2 4 57-20 29
- The Door 15 8 3 4 38-29 27
- Juban Danja 15 7 1 7 39-27 22
- Skënderbeu 15 7 0 8 34-39 21
- Teuta 15 2 0 13 13-76 6
- AAS 15 2 0 13 13-99 6
- Dajti 15 0 0 15 4-121 0