Gjergj Vyshka 17.08.2015 09:45
Vllaznia e ka mbyllur me humbje pjesëmarrjen e saj në Ligën e Kampioneve të futbollit për femra, ndërsa dje është mundur 0-3 nga bjelloruset e FC Minskut.
Këto të fundit në harkun kohor të 8 minutave kanë shënuar tre gola në portën shkodrane e më pas kanë administruar avantazhin e krijuar, sepse kështu janë kualifikuar për në fazën e grupeve.
Në përgjithësi një paraqitje e dobët e Vllaznisë me një gol të shënuar në tre ndeshje dhe trembëdhjetë gola të pësuar, të cilët i shkojnë për shtat të gjithë paraqitjes ndërkombëtare të futbollit të femrave shqiptare.
Sepse as kombëtarja nuk mund të bëjë më shumë, ndaj Vllaznia, edhe duke qenë pasqyrë e një kampionati pa vlera, nuk bën “përpjetë” në arenën ndërkombëtare.
Vllaznia – FC Minsk 0-3
Shënuese: Buzunova 19’, Pipenko 25, U. Sandej 27’
Vllaznia: Musa, Bajraktari, Govori (Gruda 73’), Proto (Baro 46’), Jashari, Doçi, Kastrati, Franja, Gjini, Bajrakurtaj, Muja (Razburgaj 46’). Trajner: N. Leka
FC Minsk: Mahovskaja, Borizenko, Kozupa, Slysh, Buzunova (Miroshnishenko 61’), Avkimoviç, U. Sandej, Ishola, Kenda, Otuve (Duben 46’), Pilipenko (Ebi 46’). Trajner: J. Patriauskas
Gjyqtare: L. Ote, T. Tyteka (Belgjikë), J. Visekruna (Bosnje-Hercegovinë)