Gjergj Vyshka 10.08.2015 11:35
Dje pasdite, Vllaznia e futbollit të femrave ka nisur rrugëtimin e saj për në Bosnje-Hercegovinë, atje ku të martën do të nisi konkurrimin e saj për në Ligën e Kampioneve. Vllaznia do të ketë për kundërshtare boshnjaket e Sarajevës, turket e Konak Beledijesporit dhe bjelloruset e ZFM Minskut. Pikërisht të martën në ora 11:00, Vllaznia do të jetë përballë Sarajevës.
Më pas të enjten në ora 17:00 do të luajë me turkeshat e Konakut dhe të dielën në ora 17:00 do të jetë përballë bjelloruseve të Minskut. Skuadra ka kohë që stërvitet për këto ndeshje dhe presidenti Lazer Matija është optimist për një tjetër paraqitje të mirë dhe, pse jo, kalim të turit. Edhe trajneri Nikolin Leka, ndonëse ka vetëm pak kohë që drejton këtë ekip, është entuziast për paraqitjet në ndeshjet e Ligës së Kampioneve.