Gjergj Vyshka 12.08.2015 12:20
Pesë gola nga Sarajeva, Vllaznia e nis me humbje pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Vllaznia e ka nisur kështu keq pjesëmarrjen e saj në Ligën e Kampioneve, teksa është mundur 0-5 nga skuadra vendëse, Sarajeva. Shkodranet janë goditur që në të 4-tën minutë, teksa ka shënuar për vendëset Gjokoviç.
Dhe, në minutën e 12-të, kanë pësuar dhe golin e dytë me anë të Kuçit. Menjëherë ndërhyn Leka që largon Govorin e aktivizon Elezajn. Jo vetëm kaq, por në fundin e pjesës së parë ka hequr dhe portieren maqedonase.
Vetëm se Vllaznia e ka të vështirë të reagojë. Në pjesën e dytë ka pësuar dhe tre gola të tjerë, madje dy për dy minuta. Dhe në fund 5-0 që tregon nivelin e dobët të futbollit të femrave në arenën ndërkombëtare.
Të enjten, Vllaznia do të jetë përballë turkeve të Konak Beledijesportit, duke nisur nga ora 17:00 dhe të dielën me bjelloruset e Minskut, duke shpresuar se do të ketë ballafaqime më të mira se në ndeshjen me boshnjaket.
Sarajeva – Vllaznia 5-0
Shënuese: Gjokoviç 4’, 67’, Kuç 12’,
Aida Haxhiç 77’, Al. Spahiç 79’
Sarajeva: Baçiç, Jasareviç, M. Hasanbegoviç, Piskiç (Xhemixhiç 80’), Gjokoviç, Am. Spahiç, Kuç, Al. Spahiç, M. Kulish (Mediç 71’), Kop (Kameriç 75’), Aida Haxhiç. Trajnere: S. Huren
Vllaznia: F. Kostova (Musa 46’), Bajraktari, Govori (Elezaj 17’), Proto, Jashari, Doçi (Gjegji 74’), Franja, Gjini, Bajrakurtaj, Berisha, Baro. Trajner: N. Leka
Gjyqtare: K. Radzhik-Johan, A. Gorska (Poloni), T. Tyteka (Belgjikë)
Kartonë të verdhë: M. Hasanbegoviç, Kulish