Futboll – Femra / Trajneri Grima zbardh listën për miqësoren me Italinë

Share Button

AlbanianSport.com 07.01.2017 17:05

ASNN – Kombëtarja e Shqipërisë në futbollin për femra, e cila drejtohet nga trajneri Armir Grima, rikthehet pas tre muajsh në fushën e lojës, ndërsa të mërkurën e ardhshme, në ora 14:00 në Stadiumin “Elbasan Arena”, do të ndeshet me përfaqësuesen e Nën-19-vjeçareve të Italisë.

E për këtë qëllim Grima dje ka shpallur listën, ndërsa ka nisur dhe përgatitjet duke pretenduar për një rezultat pozitiv në këtë përballje. Kështu, vajzat kuqezi të drejtuara nga trajneri Armir Grima dhe ndihmësi i tij, Viorensin Sinanin do të shërbejnë si një test për skuadrën italiane, që nga data 5, deri më 10 prill 2017, do të marrë pjesë në fazën Elitë të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe.

Federata Italiane e Futbollit njoftoi se skuadra “e kaltër” e femrave do të nisë grumbullimin në Romë më 8 janar 2017, për të udhëtuar drejt Shqipërisë në datën 10. Ndërkohë, kjo ndeshje është konfirmuar edhe nga ana e Federatës Shqiptare e Futbollit me anë të një deklarate në faqen e saj në internet.

Italia është kundërshtari i radhës i Kombëtares shqiptare të futbollit, një sfidë që do të zhvillohet më 24 mars. Por, teksa duhen afro 3 muaj nga kjo përballje historike, të dy federatat kanë rënë dakord për të zhvilluar një takim miqësor në futboll për femra, mes Kombëtares së të rriturave të ë Shqipërisë me përfaqësuesen e 19-vjeçareve të Italisë.

 

Lista e futbollisteve të grumbulluara për miqësoren:

Besa Leci (portiere, Gjermani), Viona Rexhepi (portiere, Kosovë), Ardiola Raxhimi (portiere, Vllaznia), Denisa Proto (mesfushore, Vllaznia), Albina Rrahmani (mbrojtëse, Kosovë), Sara Maliqi (mbrojtëse, Vllaznia), Luçie Gjini (mbrojtëse, Vllaznia), Erida Bajrakurtaj (mbrojtëse, Kinostudio), Cyme Lumaj (mbrojtëse, Kinostudio), Lavdie Begolli (mesfushore, Kosovë), Suada Jashari (sulmuese, Vllaznia), Arbenita Curraj (mbrojtëse, Kosovë), Uendi Muja (sulmuese, Vllaznia), Ester Poçesta (mbrojtëse, Kinostudio), Esmeralda Frangaj (mesfushore, Vllaznia), Megi Doçi (mesfushore, Vllaznia), Paula Jaku (mesfushore, Juban Danja), Gleona Taullaj (mesfushore, Apolonia), Ambra Gjergji (sulmuese, Vllaznia), Marsela Djegsina (sulmuese, AAS).

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh