Gjergj Vyshka 25.02.2015 15:25
Tirana e futbollit të femrave, që drejtohet nga Oltion Kërnaja, ka marrë ftesë për të qenë e pranishme në një turne miqësor në Turqi. Bëhet fjalë për të paktën dy ndeshje miqësore me ekipin e Bursës Zeitinspor.
Kampionia e parë e futbollit të femrave të Shqipërisë, e cila është në periudhën e saj të rinovimit, tashmë kërkon të fitojë dhe eksperiencën ndërkombëtare.
Që do t’i shërbejë skuadrës së Kërnajës për të qenë kampione sezonin e ardhshëm dhe për të vazhduar të prezantohet sa më denjësisht në arenën ndërkombëtare.