Gjergj Vyshka 05.03.2017 19:55
Tirana AS-Akademia AAS është ndërprerë në të 85-ën në rezultatin 1-2 për mikeshat dhe nuk ka vazhduar më. Fillimisht, të paktën sipas informacioneve që vijnë, janë vajzat e Akademisë “Albania Ajax Schools” që kanë lënë fushën e lojës për protesta ndaj gjykimit në minutën e 80-të.
Por më pas janë kthyer dhe kanë shënuar golin e epërsisë. E në këtë moment është Tirana AS që lë fushën në mënyrë demonstrative, tashmë për protesta për shënimin e golit. E në këto kushte, ndërsa gjyqtarja Prenga ka tentuar t’i bindi lojtaret për të vazhduar ndeshjen, ka qenë e pamundur dhe ndeshja nuk ka vazhduar më.
Ndërkohë, në minutën e 77-të, janë ndëshkuar dy lojtare me kartonë të kuq, Aliu e Tirana AS dhe Amoku e AAS-së. Që do të thotë se do të jetë pjesë e vendimeve të Komisionit të Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Sakaq Teuta ka fituar me Juban Danjën, 3-1, kurse Vllaznia, përsëri goleadë ndaj Dajtit, 13-0.
Kampionati Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 11-të
(4 mars 2017)
Të shtunën:
Tirana AS – AAS (e ndërprerë në të 85’)
Apolonia – The Door 10-0
Vllaznia – Dajti 13-0
Teuta – Juban Danja 3-1
Skënderbeu – Kinostudio 0-12
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 11 11 0 0 113-0 33
- Apolonia 11 9 1 1 50-6 28
- Kinostudio 11 8 1 2 84-12 25
- Akademia AAS 10 5 1 4 33-31 16
- Teuta 11 5 1 5 22-35 16
- Tirana AS 9 4 1 4 31-22 13
- Juban Danja 11 4 1 6 25-46 13
- Skënderbeu 11 3 0 8 9-78 9
- Dajti 11 1 0 10 7-57 3
- The Door 10 0 0 10 7-95 0