AlbanianSport.com 27.03.2016 15:20
ASNN – Në javën e 13-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Femra, në ndeshjen e luajtur dje në Shkodër, “The Door” fitoi vetëm falë përmbysjes në 20 minutat e fundit të takimit. Dhe gjithçka ka ardhur nga goli i Djegsinës, e cila i dha tre pikë të vlefshme skuadrës së vet.
Ka qenë një ndeshje vërtetë e bukur ajo e luajtur dje në qytetin verior, ndërkohë që korçaret kanë shtangur vendëset në minutën e 18-të, kur Berberi shënon golin e parë dhe i kalon në epërsi mikeshat. Por goli i barazimit për miket vjen vetëm pas 12 minutash, kur pas një rrëmuje në portën korçare Asllanaj barazon rezultatin në 1-1.
Ka protesta nga stafi i Skënderbeut pas këtij goli duke pretenduar për faull përpara shënimit, por gjyqtaret kanë qenë të vendosura. Në pjesën e dytë, “The Door” hidhet e gjitha në sulm dhe golin e epërsisë do të gjente vetëm në minutën e 72-të, teksa është Djegsina që çon shifrat në 2-1.
Nuk ka asgjë për t’u shënuar deri në fund edhe pse korçaret kanë mundësi të barazojnë rezultatin. Përfundimisht 2-1 për “The Door”.
The Door – Skënderbeu 2-1
Shënues: Asllanaj 30’, Djegsina 72’ / Berberi 18’
The Door: Hajdari, Srutina, Halili, Brahimi, Rrasari, Pirandaj (Shuto 83’), Vukoviç, Djegsina, Arhoku (Shmidra 76’), Asllanaj, Hasanaj. Trajner: A. Permeza
Skënderbeu: Sula, Kaso, Kullira, Zizolli, M. Niçku, Zere, Morava, Berberi, Myrtollari, Popa, J. Niçku. Trajner: S. Lako
Gjyqtarë: M. Çemeri, K. Gjyli, E. Kapxhi (Durrës)