Gjergj Vyshka 16.09.2015 08:35
Shqipëria e Nën-19-vjeçareve të futbollit të femrave nuk ka bërë asnjë diference me dy edicionet e saj të para të pjesëmarrjes në Eliminatoret e Kampionatit Evropian. Ka ndryshuar trajnerin, teksa në vend të Sajmir Keçit ka ardhur Nevil Dede, ka ndryshuar brezin e lojtareve, por nuk ka rritur forcën e saj për të përballuar kundërshtarët që ka përballë.
Pak a shumë dihej se si do të ishte ndeshja me Austrinë, e cila që të 5-tën minutë ka kaluar në epërsi me anë të Lakner. Dhe pas 9 minutash, e njëjta lojtare ka shënuar dhe golin e dytë. Duket sikur do të ketë një shkërmoqje totale të kombëtares sonë. Megjithatë vetëm në të 41-tën minutë, austriaket kanë shënuar golin e tretë dhe pjesa e parë është mbyllur 3-0.
Në të dytën në harkun kohor e 12 minutave, Austria ka shënuar katër herë në portën tonë me anë të Nashenueng, Vazerbauer dy herë dhe Dunst. E në fund edhe goli i tetë që mban firmën e Lakner, kurse për tanët ka ardhur goli i nderit nga Gjegji. Përfundimisht 8-1, ndërsa ndeshja e radhës e vajzave kuqezi do të jetë të enjten në ora 11:00 ndaj Skocisë.
Austri – Shqipëri 8-1
Shënues: Lakner 5’, 14’, 90’, Dunst 41’, 68’,
Nashenueng 56’, Vazerbauer 59’, 65’ / Gjegji 85’
Austria: Grosinger, Hamidoviç, Dunst, Aufhauzer, Nashenueng, Vazerbauer, Lakner, Karkac (Sobotka 46’), Kofler (Ilmaza 68’, Zimerebner 74’), Feriç, Egretzberger. Trajnere: I. Fuhrman
Shqipëria: Musa (Raxhimi 72’), Kadolli, Aliu, Franja, Lipa, Shega, Domi (Zeka 56’), Elezaj (Koldashi 33’), Behluli, Muja, Gjegji. Trajner: N. Dede
Gjyqtare: T. Peterson, J. Aronson (Suedi), M. Buklis (Moldavi)
Kartonë të verdhë: Kofler / Franja, Lipa, Elezaj