Gjergj Vyshka 24.04.2016 17:15
Shqipëria e futbollit të femrave, e cila tashmë do të drejtohet nga Armir Grima dhe Vioresin Sinani, të martën do të ketë testin e parë, ndërsa në Gjor, në ora 14:00 do të jetë përballë Hungarisë.
Në këtë ndeshje Grima do të ketë mundësinë të shohë më mirë gjendjen e lojtareve, si dhe të përcaktojë ato që i duhen për dy ndeshjet e fundit Eliminatore të Kampionatit Evropian “Holandë 2017” me Rumaninë në shtëpi dhe me Francën në fushë të huaj.
Shqipëria konkurron në grupin e 3-të eliminator ku mban vendin e fundit, teksa në 6 ndeshje ka pësuar 22 gola dhe shënuar vetëm 3 dhe ka zero pikë.